Aktualitet

DINAMIKA/ Dedja u ngrit ta përqafonte, Gjoshi e qëlloi me dy plumba pa i thënë asnjë fjalë

50-vjeçari kur e ka parë, është ngritur dhe është afruar ta përqafonte. Por, në këto çaste, 27-vjeçari e ka qëlluar me dy plumba.

F.m
DINAMIKA/ Dedja u ngrit ta përqafonte, Gjoshi e qëlloi me dy plumba pa
Vendi ku ndodhi vrasja e Alfred Dedjas

TIRANË- Është zbardhur dinamika e vrasjes në Ndroq! Alfred Dedja, rreth 50 vjeç ishte ulur me një grup miqsh në një nga lokalet më me emër në zonën e Ndroqit. Rreth orës 15:30, JulianGjoshi është futur brenda lokalit dhe është afruar tek tavolina ku ndodhej ulur Dedja.

Në këtë moment, 50-vjeçari kur e ka parë, është ngritur dhe është afruar ta përqafonte. Por, në këto çaste, 27-vjeçari e ka qëlluar me dy plumba, pa i folur fare.

Më pas, Julian Gjoshi ka hipur në mjetin “Mercedes Benz”, tip “ML” dhe është larguar në drejtim të Shijakut. 27-vjeçari është në kërkim nga policia.

Pista kryesore e hetimit është prishja e pazareve të drogës. Gjoshi rezulton të jetë kunati i Altin Hajrit, që është në kërkim për pengmarrjen dhe vrasjen e Jani Prengës. Emri i tij ka dalë dhe në dosjen e arrestimit të ish-deputetit të Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja.

Gjoshi përmendet në momentin që vihet në pranga pasi efektivët e policisë i gjejnë një armë zjarri në automjet. Për rrjedhojë, Hajri kërkon ndihmën e Jurgis Çyrbjas për lirimin e Gjoshit.

Poll

MOS HUMB