Aktualitet

Plagosja e 26-vjeçarit te Fresku "u urdhërua", policia: Arrestohet autori, në kërkim 2 porositësit (EMRAT)

Konkretisht, 2 porositësit e plagosjes Gjoke Ndrevataj dhe Xhemal Uka, të cilët janë shpallur në kërkim, ndërsa në pranga ka përfundur njëri nga autorët Helidon Marku.

zh.ll
Plagosja e 26-vjeçarit te Fresku "u urdhërua", policia:
pamje nga arrestimit

TIRANË- Një plagosje me armë zjarri u regjistrua mbrëmjën e 6 dhjetorit te rrethrrotullimi i zonës së Freskut, në Tiranë, ndërsa policia ka zbardhur dinamikën e ngjarjes. Në ngjarjen ku i plagosur ka mbetur 26-vjeçari F. Y., janë të përfshirë 3 persona. Konkretisht, 2 porositësit e plagosjes Gjoke Ndrevataj dhe Xhemal Uka, të cilët janë shpallur në kërkim, ndërsa në pranga ka përfundur njëri nga autorët Helidon Marku.

Sipas njoftimit të bluve rezulton se 3 personat e përfshirë në ngjarje janë me precedentë të theksuar për krime kundër personit dhe armëmbajtje pa leje. Sakaq, po punohen për kapjen e 36-vjeçarit Gjoke Ndrevataj dhe 30-vjeçari Xhemal Uka. 

Njoftimi:

Tiranë/Zbardhet dinamika e ngjarjes së ndodhur më datë 06.12.2025, te rrethrrotullimi i zonës së Freskut, ku u plagos rëndë, me sende të forta, një 26-vjeçar.

Identifikohen 3 shtetas të përfshirë në këtë rast, konkretisht 2 porositësit e plagosjes dhe njëri nga autorët.
Vihet në pranga ky i fundit dhe punohet intensivisht për kapjen e 2 porositësve.

Të tre shtetasit e përfshirë, me precedentë penal të theksuar për krime kundër personit.
I arrestuari, me precedent edhe për armëmbajtje pa leje.

Procedohet penalisht një shtetas që dyshohet se ka shoqëruar autorin e plagosjes, te vendi i kryerjes së krimit, dhe nuk ka kallëzuar rrethana të rastit.

Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera me qëllim zbardhjen e autorësisë dhe rrethanave të plagosjes së rëndë të shtetasit F. Y., me sende të forta, më datë 06.12.2025, te rrethrrotullimi i zonës së Freskut, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në kuadër të operacionit “Porosia”, identifikuan 3 shtetas të përfshirë në këtë rast, konkretisht H. M., 49 vjeç, Gj. N., 36 vjeç dhe Xh. U., 30 vjeç.

Nga këto veprime rezultoi se 36-vjeçari dhe 30-vjeçari, për motive të dobëta, kanë porositur shtetasin H. M., për të kryer plagosjen.

Në vijim të veprimeve operacionale, 49-vjeçari u kap dhe u vu në pranga, ndërkaq po punohet për kapjen e shtetasve Gj. N. dhe Xh. U., si dhe për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë që dyshohet se janë përfshirë në plagosjen e 26-vjeçarit.

Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin T. D., 33 vjeç, pasi dyshohet se ka shoqëruar shtetasin H. M., për të kryer krimin, si dhe ka refuzuar të deklarojë në polici, rrethana të kësaj ngjarjeje, për të cilat dyshohet se ka patur dijeni.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Poll

MOS HUMB