Aktualitet

Dita e 62 e protestës/ Qytetarët mblidhen përpara Kryeministrisë

Me pankarta në duar dhe thirrje kundër qeverisë, protestuesit po zhvillojnë tubimin e tyre përpara Kryeministrisë, ku po mbajnë edhe fjalime, duke përsëritur kërkesat e tyre dhe duke shprehur pakënaqësinë ndaj qeverisjes.

M.K.
Dita e 62 e protestës/ Qytetarët mblidhen përpara
Foto nga protesta

TIRANË– Kjo e premte shënojë ditën e 62 të protestës kombëtare, e cila nisi më 31 maj, pas incidenteve të regjistruara në Zvërnec.

Ashtu si në protestat e mëparshme, qytetarët u mbledhën në sheshin "Skënderbej", prej nga nisën të marshojnë drejt godinës së Kryeministrisë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Me pankarta në duar dhe thirrje kundër qeverisë, protestuesit po zhvillojnë tubimin e tyre përpara Kryeministrisë, ku po mbajnë edhe fjalime, duke përsëritur kërkesat e tyre dhe duke shprehur pakënaqësinë ndaj qeverisjes.

Pesë kërkesat që kanë parashtruar qytetarët:

1. Dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit dhe të qeverisë.


2. Krijimin e një qeverie teknike tranzitore, jopartiake dhe me mandat 12-mujor.

3. Ndryshime kushtetuese, ku të gjithë shtetasit shqiptarë të jenë të barabartë para ligjit, si dhe miratimin e tyre me referendum popullor, duke përfshirë ndër të tjera: ndryshimin e Kodit Zgjedhor, ndryshimin e ligjit për financimin e partive politike dhe organizatave të ndryshme, kufizimin e ushtrimit të detyrës së kryeministrit në jo më shumë se dy mandate, të plota ose të pjesshme, gjatë gjithë jetës politike të një individi.


4. Paralelisht kërkohet anulimi i ndryshimeve të bëra në ligjin për zonat e mbrojtura, anulimin e ndryshimeve të bëra në ligjin për trashëgiminë kulturore, shfuqizimin e Paketës së Maleve, si dhe shfuqizimin e statusit dhe të kuadrit ligjor për investimet strategjike.

5. Kërkohet një kontratë të re sociale mes qytetarëve dhe shtetit, e cila do të përpilohet pas konsultimit me intelektualë, ekspertë teknikë dhe qytetarë apartiakë, të propozuar nga sheshi i protestës./ZËRI

Poll

MOS HUMB