Aktualitet

“Djali na mori në qafë”/ Vrasja e Ramazan Matajt, babai i autorit: Kërkoj të largohemi nga këtu

Mes frikës për hakmarrje, ai kërkoi të largohet së bashku me familjen.

F.I
“Djali na mori në qafë”/ Vrasja e Ramazan Matajt, babai i
Rrustem Hasaj

SHKODËR-Rrustem Hasaj, babai i Arjon Hasaj, që vrau pak ditë më parë Ramazan Matajn në Shkodër kërkoi falje në emër të të birit. Ai kërkoi që drejtësia të vazhdojë hetimin dhe djali i tij të marrë dënimin e merituar. Ai u shpreh se nuk kishte asnjë informacionin për konfliktin mes djalit dhe viktimës. Sa i përket marrëdhënies së vajzës së tij me viktimën, Rrustem Hasaj pohoi se ishte në dijeni të faktit se viktima kishte ngacmuar vajzat e tij. Mes frikës për hakmarrje, ai kërkoi të largohet së bashku me familjen.

"Jam i mbaruar nga ky gjest. I kërkoj ndjesë familjes së tij. Ta dinte baba, në këtë gjendje sdo shkonte. Unë kam qenë në Tiranë, e mora vesh më vonë, s’kam pasur asnjë info kanë apo jo armë. I kërkoj falje fisit, të atit të tij. Kemi pasur shoqëri. Unë vetë nuk ka qenë në dijeni, s’do ta lejoja të ndodhte. Ai që e ka bërë, marrtë dënimin e merituar. S’kam fytyrë t’i çoj njeri te shtëpia, nuk kam shkuar. I kërkoj ndjesë Fatmir Matës, më ka marrë në qafë me katër fëmijë. Djali ka deklaruar se është prishur me burrin e parë nga ky person, me burrin e dytë po ashtu. Unë e kam lënë në heshtje, jam në dijeni që e ka ngacmuar. Kërkoj të largohem një orë më parë me familjen time,"-u shpreh ai, për "Top Story”.

Nga ana tjetër djali i tij, Arjon Hasaj i arrestuar për vrasjen e Ramazan Matajt, ndodhur më 4 janar 2025 në fshatin Dragoç të Shkodrës ka pranuar krimin. Hasaj ka treguar plotësisht vrasjen e kryer, sipas të cilit ka ardhur si shkak i një lidhje që viktima kishte me motrën e tij prej të paktën 6 vitesh. Autori ka rrëfyer se Mataj ka shkatruar dy martesa të motrës së tij, madje ish-burrit të dytë i ka dërguar video intime. 

33-vjeçari u ekzekutua vetëm 2 kilometra larg banesës së tij, ku edhe ishte duke shkuar me mjetin e tij, tip "Mercedez Benz". Viktima kishte jetuar për afro 1 vit e gjysmë në Belgjikë, bashkë me të vëllain, i cili ndodhet atje, dhe pas kthimit punonte në ndërtim në Malin e Zi./ZËRI

Poll

MOS HUMB