Aktualitet

Do u shemben banesat! Banorët rrethojnë kreun e IMT-së Durrës, i marrin dosjen: Hajdut, turp... turp

Ata e akuzojnë këtë të fundit për firmën e hedhur në shkresën që u thotë të largohen në mënyrë vullnetare nga shtëpitë e tyre deri më datë 16 shkurt.

F.I
Do u shemben banesat! Banorët rrethojnë kreun e IMT-së
Ilir Ngresi

DURRËS-Banorët e prekur nga projekti TID Durrë, gjatë protestës që po mbajnë sot para bashkisë, kanë rrethuar kreun e IMT-së, Ilir Ngresi dhe i kanë marrë atij dosjen. Ata e akuzojnë këtë të fundit për firmën e hedhur në shkresën që u thotë të largohen në mënyrë vullnetare nga shtëpitë e tyre deri më datë 16 shkurt. Banorët po protestojnë para bashkisë së Durrësit kundër shembjes së banesave të tyre në kuadër të projektit TID. Projekti infrastrukturor "Lidhja e Currilave me rrugën 'Aleksandër Goga'" pritet të prekë banesat e 74 familjeve durrsake, banesat e të cilave do të shemben për t'i hapur rrugë ndërtimit të unazës.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

Poll

MOS HUMB