Aktualitet

Dogji dy makina të parkaura/ Pranga 19-vjeçarit në Shkodër, çfarë iu gjet në banesë (EMRI)

Ngjarja ka ndodhur më datë 9 dhjetor, ndërsa autori Klavdo Macaj u arrestua pas disa ditësh në kuadër të operacionit "Traces".

zh.ll
Dogji dy makina të parkaura/ Pranga 19-vjeçarit në
arrestimi-sekuestrimi i armeve

SHKODËR- Një 19-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Shkodër, pasi dogji qëllimisht dy automjete. Ngjarja ka ndodhur më datë 9 dhjetor, ndërsa autori Klavdo Macaj u arrestua pas disa ditësh në kuadër të operacionit "Traces". Gjatë kontrollit në banesën e 19-vjeçarit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, veshjet e përdorura gjatë vendosjes së zjarrit, një armë zjarri mitraloz, municion luftarak dhe një sasi lënde narkotike kanabis. Ndërkohë, ka nisur procedimi penal për një 16-vjeçar, i dyshuar si bashkëpunëtor në djegien e automjeteve.

 

Njoftimi:

Shkodër/ Finalizohet nga Komisariati i Policisë Shkodër, operacioni policor i koduar “Traces”

Zbardhet djegia e qëllimshme e dy automjeteve në lagjen “Iliria”.

Identifikohet dhe vihet në pranga një 19-vjeçar, si autor i dyshuar, si dhe filloi procedimi penal për një 16-vjeçar, i dyshuar si bashkëpunëtor në djegien e automjeteve.

Gjenden në banesën e 19-vjeçarit dhe sekuestrohen, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri mitraloz i lehtë, municion luftarak, një sasi lënde narkotike kanabis dhe veshjet e përdorura gjatë vendosjes së zjarrit.

Si rezultat i veprimeve të thelluara për zbardhjen e djegies së qëllimshme të dy automjeteve në pronësi të shtetasve Z. K. dhe A. D., ndodhur mëngjesin e datës 09.12.2025, në lagjen “Iliria”, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, bazuar në provat e grumbulluara si rezultat i veprimeve hetimore intensive, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Traces”.

Në kuadër të operacionit u kap dhe u vu në pranga shtetasi K. M., 19 vjeç, banues në Shkodër, i dyshuar si autor i djegies së dy automjeteve. Gjithashtu, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për një 16-vjeçar, i dyshuar si bashkëpunëtor në djegien e automjeteve.

Në vijim të operacionit, shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit K. M., gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, veshjet e përdorura gjatë vendosjes së zjarrit, një armë zjarri mitraloz, municion luftarak dhe një sasi lënde narkotike kanabis.

Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Poll

MOS HUMB