Aktualitet

“Kërkoi divorcin”, flet djali i 60-vjeçares që u vra nga shqiptari në Selanik: Kishin 21 vjet bashkë, kurrë s'e kishte dhunuar!

Ai tha se në momentin e krimit, njerku kishte bërë gati valixhen për t’u larguar nga shtëpia dhe nga aty filloi konflikti mes autorit dhe viktimës.

I.F
“Kërkoi divorcin”, flet djali i 60-vjeçares që u
Autori dhe viktima

SELANIK- Një ngjarje e rëndë ndodhi dje në në Selanik, ku një 46-vjeçar vrau me thikë gruan e tij, 60 vjeçe, dhe plagosi djalin e saj 29 vjeç. I riu tha për autoritetet greke se njerku i tij ka qenë martuar me nënën e tij prej 21 vitesh dhe kohët e fundit mes tyre ka pasur debate. Ai tha se në momentin e krimit, njerku kishte bërë gati valixhen për t’u larguar nga shtëpia dhe nga aty filloi konflikti mes autorit dhe viktimës.

“Ai kishte paketuar rrobat dhe gjërat dhe do të dilte nga shtëpia,”- thekson ai.

29-vjeçari tha se mes tyre nuk ka pasur sherre më parë dhe ai nuk e ka dhunuar asnjëherë nënë e tij, por kohët e fundit kishte shprehur dëshirën për t’u divorcuar.

"Kurrë nuk i ka prekur një fije floku,"-shtoi ai. 

Ditën e djeshme 46-vjeçari shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije për mediat, qëlloi për vdekje me thikë në bark bashkëshorten e tij dhe plagosi në shpatull djalin e saj. Ai u arrestua menjëherë nga autoritetet greke, ndërsa ngjarja po hetohet. Shqiptari është arrestuar dhe ndaj tij rëndon akuza e “vrasjes me dashje” dhe “vrasje e mbetur në tentativë”, ndaj të birit./ZËRI

Poll

MOS HUMB