TIRANË- Hetimet e mëtejshme të Prokurorisë së Posaçme kanë sjellë zhvillime të reja për dojen e AKSHI-t, ku ndaj të akuzuarve është shtuar edhe akuza për korrupsion, krahas veprave penale ekzistuese.
Në të njëjtin kuadër hetimor, Daniel Shima, ish-nëndrejtor i AKSHI-t, dhe Mirlinda Karçanaj, ish-drejtuese e AKSHI-t, po hetohen gjithashtu për korrupsion, ndërsa ndaj Karçanajt rëndon edhe akuza e “pastrimit të parave”. Sipas dosjes hetimore të siguruar nga ZËRI, ndaj Shimës është shtuar edhe akuza për “korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë, sipas dosjes.
Megjithatë, ndaj Shimës nuk është caktuar masë sigurie, ndërsa hetimet për çështjen vijojnë.
"Daniel Shima, i biri i Naim dhe Merita, dtl. 30.04.1991, i lindur në Tiranë, dhe banues në Tiranë, rruga "Idriz Dollaku", pall.23, shk.3, ap.29, arsimi i lartë, gjëndja familjare beqar, i padënuar më parë, me profesion ekonomist, me Nr.personal J10430071E, i dyshuar për kryerjen e veprave penale "Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 28/4, 258, 333/a dhe 334 të Kodit Penal, shtuar veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike", të kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë, parashikuar nga neni 259 paragrafi i dytë dhe neni 50/h i K.Penal.", theksohet në dosje.
Hetimet vijojnë dhe SPAK pritet të hedhë dritë të mëtejshme mbi rolin e secilit prej të përfshirëve në këtë dosje, ndërsa listës i janë shtuar edhe emra të tjerë./ZËRI