Aktualitet

Dosja nga Italia 'sjellë' emra të tjerë? Pas Artan Gaçit, “peshq” të tjerë të mëdhenj pritet të bien në rrjetën e SPAK

Hetimi i SPAK për veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale” kanë nisur pas zbulimit të provave gjatë një tjetër procedimi penal.

zh.ll
Dosja nga Italia 'sjellë' emra të tjerë? Pas Artan
artan agaci

TIRANË- Artan Gaçi, bashkëshorti i ish-ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka, është në qendër të një hetimi të ri të SPAK-ut për pastrim të produkteve të veprës penale. Hetimi i SPAK për veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale” kanë nisur pas zbulimit të provave gjatë një tjetër procedimi penal.

Në hetim përfshihen një seri transaksionesh bankare dhe komunikimesh të gjetura në aparate telefonike, të cilat dyshohet se mund të kenë rëndësi për zbardhjen e aktivitetit të hetuar. Sipas gazetarit Xhevahir Zhabina, hetimet kanë nisur pas mbërritjes së një dosjeje nga autoritetet italiane, e cila përmban dyshime dhe akuza të rënda për pastrim parash. 

Sipas gazetarit, çështja mund të përfshijë edhe disa drejtues, ndërsa pritet që në vijim të zbardhen detaje të reja mbi personat dhe transaksionet që po verifikohen nga organet e drejtësisë.

“Ne kemi mundur të marrim veç pak detaje, sepse bëhet fjalë për një dosje që ka mbërritur nga autoritetet italiane. Ajo përmban dyshime dhe akuza të rënda për pastrim parash dhe korrupsion. Dosja është e pamundur të aksesohet”, u shpreh Zhabina.

Një vit më parë, ndaj Artan Gaçit nisi nja hetim nga SPAK pas një kallëzimi të bërë nga Fredi Beleri, lidhur me tjetërsimin e pronave në zonën e bregdetit të Jugut. Më pas, ky hetim u pushua nga SPAK, vendim që u la në fuqi edhe nga gjykatat. 

Ndërkohë, hetimi i ri lidhet me atë dosje, por me të dhëna të zbuluara gjatë një tjetër procedimi penal./ZËRI

Poll

MOS HUMB