TIRANË- Në dosjen e Rrajave, të siguruar nga ZËRI është zbuluar një tjetër episod i trafikut të drogës. Këtë herë, bëhet fjalë për episodin e tretë, ku në datë 23 Nëntor 2020, në Portin Vlissingen, në Holandë, janë sekuestruar rreth 475 kilogram lëndë narkotike të llojit kokainë. Lënda narkotike u gjend mes një ngarkese me banane që vinte nga Ekuadori, vlera e së cilës shkonte rreth 23 milion euro (referuar burimeve të hapura).
Ky episod është zbuluar nga bisedat në "Sky Ecc" të Ervis Shulit me Përparim Rrajën, kushëriri i Rexhep Rrajës, djali i ish-deputetit të PS-së. Ervis Shuli, ka zhvilluar komunikime me interes për hetimin me përdoruesin e aplikacionit Sky Ecc PIN "L1SAKD" (ende i pa identifikuar), i cili i kishte komunikuar Shulit se kishte takuar Përparim Rrajën dhe djalin e deputetit.
"Më datë 12.11.2020, përdoruesi i aplikacionit SkyEcc PIN "A29DLN" personi nën hetim Ervis Shuli, komunikon me përdoruesin e aplikacionit SkyEcc PIN "ëV3DZM" personi nën hetim Përparim Rraja, dhe pasi i shpjegon për debatin që ka patur me një shokun e tyre të përbashkët nga Fushë Kruja, i cili nuk i kishte bërë pagesën që kishte porositur për 10 kilogram, në ngarkesën prej 475 kilogram lëndë narkotike të sekuestruar në Portin Vlissingen, i thotë që te kjo ngarkesë i kishte futur 2 kilogram të dyshuar lëndë narkotike kokainë edhe të hetuarit Përparim Rraja.", thuhet në dosje.
Pjesë nga dosja, biseda se çfarë i shkruan Shuli-Rrajës:
Ku esht ai ku.va
A me ka thon kam atdh ne shiperi
Po them per ate fushkrujsin
Po Ai me ka thon jam aty e jam me ty e po i kerkoj leket ty
Leket qe ka dhon per mallin Aitij ku.ves kam fol para 15 ditesh e me tha apo me fut nja gje me shemen ketu ke un po ju pata then me jep leket e jua fus sa cop doni duam 20 jo 20 skam vend por 10 jua fus ti kaloj leket ne shiperi me tha per 3 dit ok se kina cuar me
shemon 10 cop ne Elbasan
ok ju thash ne rregull jan kam fut buket e lek skan kaluar asgje tani kur u ka nis puna ju kam cuar stampen e sasin 475 cop e ju thash puna ka hyr ne uje ti jap sot ti jap neser jam ne shiperi kam takuar cakun ok mir ju thash para 5 diteve anija ka ariit ne holland ne rregull Tani malli esht kap ka dal ne gazet ok
Me shkruan nje mesazh se kam takuar ty e djalin e deputetit e ju i keni thon shikoje se ta ka fut vi... se ka desh me te marr Ieket
Ja dhe gazeta qe ka ra malli E me tha po ti pse ca... si ke fut cke pun me caа... ti thash un ja fus ka vetja ime se ca... ska lek prandaj mos u merr me ca.. ti por bjer leket Vlla 2 cop ti kam pas fut me lek te mia se e di se nuk ke lek mos ta ni por me vjen me ja qi ata robt atij ku.ve
"Më datë 18.11.2020, Ervis Shuli komunikon përsëri me përdoruesin e SkyEcc PIN RJLGDI" (ende i pa identifikuar), dhe i dërgon dy foto ku në foton e parë vërehet një pako e vogël me ngjyrë të bardhë në dukje si ajo e lëndës narkotike të llojit kokainë, me numrat "2222" dhe në foton e dytë vërehet një arkë si ato të bananeve brenda së cilës ndodhen disa pako të vogla të mbështjella me ngjitës/material ngjyrë kafe, ku jashtë kutisë ndodhen disa fruta në dukje banane", theksohet më tej në dosje.
Nga aktet e dërguara me letërporosi nga organet ligjzbatuese të Mbretërisë së Holandes
rezulton se: Më datë 23 Nëntor 2020, në një ngarkesë me banane me mbishkrimin e paketimeve "Yelloë Pafic" të cilat transportoheshin me anijen "Autumn Stream", u gjetën 475 kilogram lënde narkotike e llojit kokainë, në pako të mbështjella me ngjitës ngjyrë kafe. Pakot e dyshuara me 114 Page lëndë narkotike u gjetën në dy paleta me banane ku ishin 48 (dyzet e tetë) arka të ndara në 8 (tetë) shtresa. Anija vinte nga Ekuadori dhe kishte si destinacion final portin "Vlissingen" në Holandë. Në këtë rast nuk u arrestua asnjë person i dyshuar, ndërsa ngarkesa e kapur pas ekzaminimeve laboratorike është transportuar për shkatërrim drejt furrave të djegies të përdorura për këtë qëllim.
Rexhep Rraja, djali i ish-deputetit socialist, Rrahman Rraja rezulton të ketë qenë drejtuesi i një prej grupeve që u goditën me urdhër të SPAK, pwr tw cilin u lwshuarn 14 urdhwr-arrrest. Grupi krriminal dyshohet të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike, konkretish t2.4 tonë marjuanë e kokainë drejt vende të Bashkimit Europian.
Masa "arrest me burg" është caktuar ndaj: Islam Sefa, Rexhep Rraja (djali i ish-deputetit të PS-së, Rrahman Rraja), Agim Nina, Përparim Rraja, Gazmir Rraja, Zamir Aliaj, Aldo Gjini, Sokol Qaja dhe Jani Çavo. Ndërkohë, gjatë kontrolleve në banesa janë gjetur dhe sekuestruar shuma të konsiderueshme në lekë, euro dhe dollarë, si dhe makina luksoze, armë, ora Rolex dhe dokumente të ndryshme./ZËRI