Aktualitet

Shkrumbohet nga flakët makina në Llogara! Digjet shoferi i mjetit, pista e hetimeve edhe vrasja

Zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje, ku po punojnë për shuarjen e flakëve, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e rastit.

F.I
Shkrumbohet nga flakët makina në Llogara! Digjet shoferi i mjetit,
makina e shkrumbuar

VLORË-Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Llogara, ku një person ndërroi jetë pasi u dogj brenda një makine e cila u përfshi nga flakët. Zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje, ku po punojnë për shuarjen e flakëve, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e rastit. Detaje të reja priten rreth ngjarjes, por si pasojë e djegies totale, targa e mjetit nuk mund të identifikohet. 

Në lidhje me ngjarjen nuk është përjashtuar asnjë pistë hetimi, si vetëvrasja, vrasja apo një difekt makine. Megjithatë, priten detaje të tjera për të zbuluar më shumë që mund të lidhen edhe me identitetin e viktimës, i cili dyshohet se është nga Berati. Ndërkohë, në pamjet e mëposhtme mund të shihet edhe makina e shkrumbuar nga flakët, e cila ka dalë nga rruga dhe është djegur në një zonë me shkurre.

Shkrumbohet nga flakët makina në Llogara! Digjet shoferi i mjetit,
makian e shkrumbuar

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 14:35, pas një njoftimi të marrë në sallën operative të DVP Vlorë, shërbimet e Policisë janë nisur drejt vendit të quajtur “Qafa e Llogarasë”, ku kanë konstatuar një automjet duke u djegur. Brenda automjetit dyshohet se si pasojë e zjarrit, ka humbur jetën dhe është djegur një shtetas ende i paidentifikuar, në sediljen e drejtuesit të mjetit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për identifikimin e viktimës dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Poll

MOS HUMB