GREQI- Një aksident detar u regjistrua në orët e para të mëngjesit të së mërkurës në zonën detare në veri të ishullit Andros, ku një anije mallrash me flamur të Vanuatu-t u përplas në shkëmbinj dhe më pas u fundos.
Anija ishte nisur nga Shqipëria drejt Ukraina dhe transportonte rreth 8 mijë tonë sodë. Ajo u përplas me shkëmbinjtë në një zonë të vështirë bregdetare, duke pësuar dëme të rënda që çuan në fundosjen e saj.
Sipas mediave greke, në anije ndodheshin gjithsej nëntë anëtarë të ekuipazhit, nga të cilët tetë ishin shtetas turq dhe njëri ishte shtetas azerbajxhanas. Të nëntë marinarët u shpëtuan me sukses në një operacion nga Roja Bregdetare. Të mbijetuarit u transportuan në portin e Andros dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.
Në operacionin e shpëtimit morën pjesë disa mjete detare. 2 anije speciale kundër ndotjes të Rojës Bregdetare Greke po vazhdojnë drejt vendit të fundosjes si masë paraprake, si dhe 2 anije të tjera të Rojës Bregdetare që mbajnë pajisje kundër ndotjes.
Kushtet e motit në zonë përshkruhen si të mira, gjë që kontribuoi ndjeshëm në shpëtimin e suksesshëm të ekuipazhit. Shkaqet e ngecjes në tokë dhe fundosjes po hetohen nga autoritetet kompetente.
Ndërkohë, autoritetet greke kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit detar.