Aktualitet

Droga drejt Finlandës! Zbardhen emrat e drejtuesve të një prej 4 grupeve, kush janë e 2 të arrestuarit në Vlorë

Dyshohet se Luzaj dhe Seferaj janë krerët e një prej 4 grupeve të goditura.

F.I
Droga drejt Finlandës! Zbardhen emrat e drejtuesve të një prej 4
PAMJE NGA ARRESTIMI

VLORË- Mes 9 të arrestuarve në Shqipëri në kuadër të operacionit anti-drogë zhvilluar në bashkëpunim me autoritetet e Finlandës, janë zbardhur emrat e dy personave të vënë në pranga në Vlorë. Konkretisht në pranga janë vendosur Dorjan Luzaj dhe Geraldo Seferaj. Dyshohet se Luzaj dhe Seferaj janë krerët e një prej 4 grupeve të goditura.

SPAK dhe autoritetet finlandeze goditën një rrjet të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe sintetike, pas dy vitesh hetime me metoda speciale dhe proaktive, përgjime dhe gjurmime. Bëhet fjalë për 4 grupe kriminale, të cilët drejtoheshin nga Shqipëria, me 11 shqiptarë ndaj të cilëve ka masa sigurie 'arrest me burg' nga SPAK dhe GJKKO, ku 9 prej tyre janë ekzekutuar pas operacionit të organizuar sot. Një pjesë e të dyshuarve të grupeve kriminale janë arrestuar dhe dënuar në Finlandë.

Droga trafikohej dhe transportohej nga Holanda dhe Spanja, dhe më pas dorëzohej, tregtohej, shpërndahej në disa qytete të Finlandës duke shfrytëzuar edhe një rrjet të mirëorganizuar shpërndarësish. 

Njëra nga rrugët ka qenë transportimi nga Holanda në Finlandë duke përdorur kamion, një kamion me targa polake dhe një shofer polak. Një tjetër rrugë ishte trafikimi nga Spanja përmes shërbimit postar, që po ashtu u kishte rezultuar mjaft efektiv. Pasi droga arrinte në destinacion, grupi tjetër, i drejtuar po nga shqiptarë, merrej me shpërndarjen brenda për brenda territorit të Finlandës./ZËRI

Poll

MOS HUMB