
DURRËS- Pasditen e kësaj të enjteje në qytetin e Durrësit në lagjen 14-të ka ndodhur një konflikt mes një çifti ku ka degraduar deri në përdorimin e një thike.
Sipas informacioneve paraprake ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00, ku dyshohet se 43-vjeçari ka goditur me thikë bashkëshorten e tij, 38-vjeçare. Pas përplasjes ka mbetur i lënduar edhe 43-vjeçari. Të dy bashkëshortët janë transportuar në spital, ku kanë marrë ndihmën mjekësore. Sipas mjekëve, të dy ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
View this post on Instagram
Ende nuk dihen motivet e konfliktit, ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
Njoftim nga policia:
“Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 17:00, në lagjen 14, shtetasi Xh. L., 43 vjeç, banues në lagjen 14, dyshohet se, pas një konflikti në familje me bashkëshorten e tij, shtetasen A. L., 38 vjeçe, banuese në lagjen 14, e ka plagosur atë në pjesën e kokës me mjet prerës (thikë). Gjatë konfliktit, është dëmtuar edhe shtetasi Xh. L.
Si pasojë, të dy bashkëshortët kanë pësuar dëmtime dhe janë paraqitur në spital për marrjen e ndihmës mjekësore. Aktualisht, të dy janë jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e dinamikës së ngjarjes dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit”./ZËRI