TIRANË- ZËRI raportoi mëngjesin e sotëm se pranë mbikalimit në Unazën e Madhe në kryeqytet shprërtheu një tubacion uji, i cili u përhap mbi autostradë, duke sjellë vështirësi në qarkullimin e automjeteve.
View this post on Instagram
Lidhur me këtë rast, ka reaguar për ZËRI-n UKT Tiranë, e cila njofton se ka marrë masat e menjëhershme për riparimin e tubacionit DN 315 mm HDPE në këtë zonë. Në reagim thuhet se ky rrjet furnizon me ujë në zonën e Daiasit dhe të Lundrës dhe pritet që situata të stabilizohet gjatë dy orëve të ardhshme.
“Stafi Teknik i UKT-së ka marrë masat e menjëhershme për riparimin e tubacionit DN 315 mm HDPE në zonën e TEG që furnizon me ujë në zonën e Daiasit dhe të Lundrës. Pritet që rikthimi i furnizimit me ujë të bëhet në dy orët e ardhshme.”- shkruan UKT për ZËRI-n.
Përveç defektit të ndodhur sot, zona e Priskës, Daiasit dhe Lundrës në Tiranë prej orësh po përballen me mungësë së ujit të pishëm. Për shkak të situatës së rënduar të vatrave të zjarrit në këto zona, Ujësjellës Kanalizime Tiranë njoftoi se ndërprerja e ujit vjen si pasojë shkëputjes së energjisë elektrike dhe fikjes së pompave që furnizojnë me ujë këto zona.
/ZËRI
