Aktualitet

Dy ministret belge zbarkojnë në Tiranë: Duam gjysmën e parave të sekuestruara, merrni kriminelët në vendin tuaj!

Dy ministret belge, kërkojnë që të dënuarit shqiptarë që nuk kanë një leje qëndrimi në vendin e tyre, të vijnë dhe ta vuajnë dënimin në atdhe

E.K
Dy ministret belge zbarkojnë në Tiranë: Duam gjysmën e
dy ministret belge

TIRANË- Ministrja belge e Drejtësisë, Annelies Verlinden, dhe ministrja e Azilit dhe Migracionit, Anneleen Van Bossuyt, kanë nisur të hënën një mission diplomatik 3-ditor në Shqipëri dhe në Kosovë, e cila ka në fokus adresimin e mbipopullimit të burgjeve dhe luftën kundër krimit të organizuar.

Për të lehtësuar mbipopullimin kronik në burgjet belge, qeveria po shqyrton mundësinë e marrjes me qira ose ndërtimit të një burgu jashtë vendit për autorët e huaj të dënuar që nuk janë banorë rezident. Sipas mediave belge, ministret do të zhvillojnë bisedime rreth kësaj ideje gjatë vizitës së tyre në Shqipëri dhe Kosovë.

Verlinden dhe Van Bossuyt do t’i kërkojnë gjithashtu Shqipërisë të pranojë kthimin e shtetasve të saj që aktualisht mbahen në burgjet belge. Aktualisht, në burgjet e Belgjikës ndodhen 307 shtetas shqiptarë, prej të cilëve 253 nuk kanë të drejtë qëndrimi në vend.

“Nëse ata që janë dënuar këtu dhe nuk kanë të drejtë qëndrimi në Belgjikë mund ta vuajnë dënimin në vendin e tyre të origjinës, kjo do të thotë se dënimi zbatohet siç duhet, ndërkohë që lehtësohet presioni mbi sistemin tonë penitenciar”, tha Verlinden.

Lufta kundër krimit të organizuar

Misioni do të përfshijë gjithashtu diskutime për një letër qëllimi në lidhje me ndarjen e pasurive, që do të lejonte që një pjesë e të ardhurave kriminale të sekuestruara në Shqipëri ose Kosovë si rezultat i hetimeve të udhëhequra nga Belgjika të kthehen në thesarin belg.

Në Kosovë, delegacioni do të diskutojë gjithashtu për një traktat dypalësh mbi ndihmën e ndërsjellë juridike, për të forcuar bashkëpunimin afatgjatë gjyqësor.

Verlinden vlerësoi bashkëpunimin me të dy vendet. Kosova, tha ajo, po shfaqet gjithnjë e më shumë në dosjet penale belge si një qendër për pastrimin e parave, trafikimin e njerëzve dhe kontrabandën e armëve. Shqipëria mbetet një partnere kyçe në luftën kundër trafikimit të drogës, me rrjete kriminale shqiptare aktive në portin e Antëerpit.

“Ballkani Perëndimor është tashmë një rajon kyç në luftën tonë kundër krimit të organizuar. Dua të ndërtoj mbi besimin e ndërsjellë që është krijuar falë bashkëpunimit të ngushtë gjatë viteve të fundit”, tha Verlinden.

Poll

MOS HUMB