Aktualitet

“Një gjyqtare më tha se na kanë nxjerrë në pritë”, Maks Haxhia: U vra i gjithë sistemi i drejtësisë

Në një deklaratë për mediat, Haxhia theksoi se kjo ngjarje e rëndë është një kambanë alarmi për gjithë sistemin e drejtësisë dhe shoqërinë shqiptare

E.K
“Një gjyqtare më tha se na kanë nxjerrë në
maks haxhia

TIRANË- Kreu i Dhomës së Avokatisë, Maks Haxhia ka bërë një deklaratë të fortë pas homazheve që bëri në Pallatin e Kongreseve në nderim të gjyqtarit të ndjerë Astrit Kalaja. Haxhia tha se kjo nuk është vetëm vrasje e gjyqtarit, por është një goditje e sistemit të drejtësisë në tërësi.

“Kjo nuk është thjesht një ngjarje tragjike, por një vrasje e sistemit të drejtësisë”, deklaroi Haxhia për mediat. “Nuk bëhet fjalë vetëm për bojkot, por duhet të ndalet ky alarm, që prek sistemin, nga gjyqtari më i lartë deri te avokati më i thjeshtë. Në shoqërinë tonë është mbjellë një urrejtje e thellë ndaj njerëzve të drejtësisë, që duhet çrrënjosur sa më shpejt”.

Ai nënvizoi se frika në sistem është bërë kaq e madhe saqë një gjyqtare i rrëfeu se “na kanë nxjerrë në pritë”.

“Ky është një mesazh i qartë që tregon se ne kemi nevojë për masa drastike që të dalim nga kjo gjendje e rëndë. Nuk është vetëm çështje e gjyqtarëve, por edhe e avokatëve që duhet të analizojnë thellë rolin dhe përgjegjësitë e tyre në këtë proces, duhet tiua shpjegojmë qytetarëve që në një proces gjyqësor ka një palë fituese dhe një humbëse”.

Maks Haxhia e përshkroi Astrit Kalajën si “një njeri familjar dhe shumë human, që përfaqësonte vlerat më të mira të sistemit të drejtësisë”, duke shtuar se humbja e tij është një goditje e madhe për të gjithë profesionistët e drejtësisë në Shqipëri.

“Kjo ngjarje duhet të jetë thirrja jonë për të gjithë: avokatë, gjyqtarë, dhe çdo aktor i sistemit të drejtësisë. Populli duhet ta dijë se në një proces gjyqësor, gjysma e palëve do të humbasë, prandaj ne duhet të përpiqemi të ruajmë dinjitetin dhe sigurinë e të gjithë aktorëve në këtë proces”, përfundoi Haxhia.

Poll

MOS HUMB