Aktualitet

Homazhe në nder të Kalasë, kreu i GJKKO-së: Duhen godina të reja për gjykatat

Bani tha se gjykatat kanë nevojë për godina të reja, pasi 99% të gjykatave nuk i plotësojnë kushtet e sigurisë.

zh.ll
Homazhe në nder të Kalasë, kreu i GJKKO-së: Duhen godina
erjon bani

TIRANË- Kreu i GJKKO-së Erjon Bani mori pjesë në homazhet në nder të gjyqtarit Astrit Kalaja. Në një prononcim për mediat, Bani u shpreh se gjykatat kanë nevojë edhe për siguri. Bani tha se gjykatat kanë nevojë për godina të reja, pasi 99% të gjykatave nuk i plotësojnë kushtet e sigurisë.

“Në 99% të gjykatave, nuk plotësohen kushtet e sigurisë. Asnjë gjykatë si plotëson kushtet e sigurisë pasi duhen ndërtuar nga filimi. Gjykatat duhet të kenë siguri. Pa pasur siguri, gjykatësi nuk ka si të marrë një vendim profesional. Gjykatat duhen ndërtuar nga e para, që të kemi godina të reja. Nuk mund të lihen gjykatat në këtë situatë. Kjo kërkon një analizë të thellë, gjykatësit do diskutojnë dhe do adresohen problemet në organet kompetente”, tha Bani.

Poll

MOS HUMB