Aktualitet

Dy persona i hynë në banesë dhe dhunuan 23-vjeçaren në Shkodër, policia në kërkim të autorëve

E reja është dërguar në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa vijojnë kërkimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

zh.ll
Dy persona i hynë në banesë dhe dhunuan 23-vjeçaren
FOTO ILUSTRUESE

SHKODËR- Një incident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në lagjen “Xhabije” të Shkodrës, ku një 23-vjeçare është dhunuar fizikisht nga dy persona të paidentifikuar.

Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:20, ku dy personat dyshohet se kanë hyrë në banesën e 23-vjeçares dhe e kanë dhunuar.

E reja është dërguar në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa vijojnë kërkimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 22:20, në lagjen “Xhabije”, dyshohet se 2 shtetas të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e shtetases O. N., 23 vjeçe, dhe e kanë dhunuar fizikisht.

Shtetasja O. N., ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Poll

MOS HUMB