Aktualitet

“Më vjen keq për djalin tënd”, debate mes Plarent Dervishajt dhe Genci Malokut: Hajde ta them përballë pse donin të vrisnin

Plarent Dervishaj është shprehur se Andi Maloku dhe Arjan Ndoja kanë qenë të pafajshmit e atentatit që ndodhi në vitin 2019, ku mbeti i vrarë i riu

E.K
“Më vjen keq për djalin tënd”, debate mes Plarent
Genci dhe Andi Maloku, dhe Plarent Dervishaj

TIRANË- Është duke u shoqëruar me debate të forta, seanca e radhës për dosjen “Plumbi i Artë”, në Gjykatën e Posaçme, ku është thirrur për të dëshmuar babai i Andi Malokut, shoferit të ish-prokurorit Arjan Ndoja, i cili mbeti i vrarë në atentat në vitin 2019. Genci Maloku ka pasur në përplasje të ashpër me Plarent Dervishajn, i cili akuzohet nga SPAK dhe si porositësi i atentatit. Maloku është shprehur në seancë, se emrin e Plarent Dervishajt si porositës të atentatit ia ka dhënë Aleksandër Laho, i njohur ndryshe si “Rrumi i Shijakut”.

Pjesë nga dëshmia në seancë:

Prokurori: Arjan Ndojan e njihni, keni kontakte?

Genc Maloku:  Arjan Ndoja në atë periudhë ishte prokuror në Durrës. Ditën e ngjarjes isha në shtëpi, më mori vetë djali. “Jam keq o babë më tha, më kanë gjujt.” (Qan) Ka qenë ora 4 e gjysmë, 5. Nuk e pashë orën tamam. Mendova se ishte shaka. Po ç’shaka. Orar pasditeje. Në spitalin ushtarak shkova, te vendi i ngjarjes jo.

Komunikova me djalin. Po ecnim, nuk ishim me shpejtësi, veç kur na vjen një makinë. Kishin qenë në një restorant përpara, djali ka qenë jasht. Në automjet me djalin kanë qenë prokurori dhe Rrumi. Pas ngjarjes jam takuar me prokurorin, më ka ardhur te shpia. Rrumi ishte akoma në spital, prokurori ishte më mirë, më erdhi te shpia. Pas 7 ditësh djalo ndërroi jetë.

Lexova dosjen. Në fillim nuk dinin gjë. Më thanë këtë që na ka gjuajtur Parent Dervishi. Rrumi më tha. Jo Arjan Ndoja. Nuk di të kenë pasur ndonje konflikt. Kanë ardhur familjarët e Redjan Rrajës. Janë nga Nikla ata. Tre pleq kanë ardhur, një me mbiemër Boja, një plak. Mos keni konflikte gjëra, gjersa të zbardhet. Këtë më thanë.

Pas ngjarjes 1 javë pasi nuk ishte çuni më ka ndodhur takimi. Takimi i parë është bërë në Tiranë, isha unë, çuni i xhajës, Bashkimi. Takimi tjeter është bërë në Sukth, nuk e mbaj mend sa kohë kishte kaluar, por si fillim viti më duket. Biseda ishte, prit të dalë një hërë e vërteta. Redjan Rraja ishte arrestuar. Njeri tjetër nuk më ka kontaktuar.

Arjol Haliajn, e kam parë në proces. Familjarët e tij, po. Xhaxhain. Kemi diskutuar, prit sa të dalë e vërteta. Halit Valterin e njoh. Ia kërkova unë takimin. I dhashë një USB. Ishte deputet në atë kohë. Ma sollën poshtë derës në një zarf USB, pak kohë pas ngjarjes. E hapa, ishte Redjan Rraja me kapele. Ishte dhe një qeros. USB e prisha. Autorët janë Redjan Rraja. Kanë dalë. Unë vetë di që autorët janë këta. Plaurent Dervishaj, Juljanin nuk e njoh, Vullnet Muçën e njoh. E njoh se jam rritur aty. Është vëllai i Rrumit.

Asnjë gjë nuk kam mësuar nëpër takime. As me Arjan Ndojën nuk kam mësuar gjë. Arben Malokun e kam çun xhaje. Personi që bëri lidhjen mes djalit e Arjan Ndojës. Djali kishte një vajzë nga Durrësi, e takonte shpesh. Aty e pa çuni i xhajës. Bënte stervitje, s’pinte as alkool, as cigare. Çuni i xhajës punonte shofer në prokurori. Ai i tha do ishte mirë të bëhej shofer. Unë s’pranova në fillim.

Nuk ishte shofer zyrtar. Një muaj e ca shërbeu. As rrogën e dytë s’mori. Nuk me ka paraqitur ndonjë shqetësim, unë kam qenë në Itali pas 3-4 ditësh ndodhi ngjarja. Djali im shoqërohej me çuna të moshës së tij. Me Pëllumb Muharremin dhe Vullnet Muçën, nuk besoj se ka qëndruar me ta. Djali im është rritur në Tiranë. As me Arben Mërkurin. Fare.

Rrumi ma ka thënë i pari, pasi doli nga spitali se e ka porositur Plarent Dervishaj. Nuk kishte motiv me djalin tim. S’kishte pse qëllohej. Dihet kush ishte motivi. As Rrumi, asnjë njeri smë intereson. Mua më ka ikur djali 23 vjeç. Ma kthen ti dot djalin? Ma kthen?! Normal që nuk ka qenë djali im objektivi.

Ilia Ilia: Qartazi e nderuar që objektivi ka qenë Rrumi e nderuar. Siç dhe ne pretendojmë

Plarent Dervishaj: Më vjen keq për djalin. Më vjen keq dhe për Arjan Ndojën, ata kanë qenë më të pafajshmit në atë atentat.Kur të ka përmendur Rrumi emrin tim, pse mendon se ta ka përmendur?

Genc Maloku: Nuk e di nga ka ardhur më tha në fillim. Por më pas, më tha emrin tënd. Por pa motiv.

Avokatja: Halit Valterin, si e njihni?

Genc Maloku: E pashë në parlament. Ishte më aktivi. E kontaktova me anë të njerëzve. USB m’u soll te porta në një zarf, e kam deklaruar në prokurori. USB e prisha unë.

Genc Maloku: Mërkuri, ka pasur pseudonimin, “Maneci”. Më ka ardhur një mesazh, “Si shpesh shkon nga prokuroria, më tha jam Plarent Dervishaj”. Është fakt, e kam denoncuar në komisariatin nr. 6.

Genc Maloku-Plarent Dervishajt: Mirë për djalin të vjen keq, po mua pse donit të më vrisnit. Nuk e kuptoj, nuk ju kemi bërë asgjë.

Plarent Dervishaj: Hajde të takohemi ta them përballë.

Debat i fortë në sallë mes Plarent Dervishaj dhe dëshmitarit.

Plarent Dervishaj: A ta ka përmendur Rrumi emrin tim?

Dëshmitari shoqërohet jashtë gjykatës.

Poll

MOS HUMB