Aktualitet

E bleu në Conad një muaj para skadencës, gazetari nxjerr videon: Ricotta ka myk!

Gazetari ngre shqetësimin për moskontrollimin e produkteve dhe mirëmbajtjes së tyre.

I.F
E bleu në Conad një muaj para skadencës, gazetari nxjerr videon:
Ricotta

TIRANË- Gazetari Klodian Tomorri ka publikuar një video përsa i përket sigurisë ushqimore në vendin tonë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai shprehet se më 26 mars bleu riçota “Valle Verde” tek “Conad”, e cila kishte datë skandence deri më 12 maj. Por në fakt ricotta kishte krijuar myk. Gazetari ngre shqetësimin për moskontrollimin e produkteve dhe mirëmbajtjes së tyre. Sipas tij, ricotta është mykur sepse është ruajtur keq, ose sepse iu është ndërruar data e skadencës. Ndërsa gjithashtu vë në dukje edhe ndryshimin e çmimit për të njëjtin produkt në Shqipëri dhe Itali, ku në vendin tonë shitet më shtrenjtë.

E bleu në Conad një muaj para skadencës, gazetari nxjerr videon:
Ricotta
E bleu në Conad një muaj para skadencës, gazetari nxjerr videon:
Ricotta

“Zhvates dhe te pashpirt

Kjo eshte gjiza Valle Verde e Conadit. Ose ricotta si i thone italianet. E blere ne daten 26 mars, para nje jave dmth, tek Conadi tek ministria e Drejtesise.  Data e skadences thote 12 maj, nje dite pas zgjedhjeve. Kater vatra myku ka. Sa e hapa. Kater vatra myku tej e tej. Keta mire qe jane te babezitur, por jane dhe te pashpirt.

Pse te babezitur?

Cmimi qe e shet Conadi ketu eshte 499 leke. Pasi pashe mykun dhe cmimin, nisa te kontrolloj per kuriozitet me sa shitet ne Itali kjo. Cmimi ne Itali per te njejtin produkt eshte. 2.75 euro ose 2 here me pak se sa e shet Conadi ketu. Kane kosto te medha ketu ndaj. Paguajne taksa me te larta se ne Itali, u japin punetoreve rroga me te larta se ne Itali. Dmth Conadi edhe te rrjep edhe te helmon.

Tani, une jam i ndergjegjshem qe pronari apo drejtori i Conadit nuk jane brenda tasit, qe ta shohin se gjiza ka myk. Por ka vetem dy arsye se pse ajo eshte mykur para dates se skandences. Ose eshte ruajtur keq ose i eshte nderruar data e skadences. Nje histori per te cilen ne Shqiperi kemi degjuar dhe pare shpesh.

Megjithate, keta jane dhe interesante se kam degjuar nje rast, qe dikush kishte ngritur te njejtin shqetesim dhe e hodhen ne gjyq. Dmth ose ha mykun dhe rri urte ose po u ankove te cojme ne gjyq.  Siguria ushqimore ne kete vend eshte nje tmerr i madh. Gjiza me myk. Pulat me salmonele. Luleshtrydhet me pesticide. Mandarinat me helme. Dhe larot bejne fitime me jetet e njerezve.  Po duro milet sa te marrim ate pasaporten e BE-se”, shkruan Tomorri./ZËRI

Poll

MOS HUMB