Aktualitet

Sulme kibernetike ndaj institucioneve shtetërore? Reagon AKSK: Të pavërteta! Po monitorojmë pandërprerë...

Në njoftimin e saj, AKSK thekson se po monitoron në mënyrë të vazhdueshme hapësirën kibernetike, teksa i bën thirrje publikut që të referohet vetëm te burimet zyrtare.

zh.ll
Sulme kibernetike ndaj institucioneve shtetërore? Reagon AKSK: Të
Foto ilustruese

TIRANË- Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ka mohuar pretendimet për sulme kibernetike ndaj institucioneve të vendit. Përmes një postimi në rrjete sociale, AKSK, njofton se nuk është regjistruar asnjë incident kibernetik që të ketë cenuar funksionimin, sigurinë apo integritetin e sistemeve të institucioneve shtetërore, pavarësisht disa informacioneve të pavërteta që kanë qarkulluar ditët e fundit në rrjetet sociale dhe media.

Në njoftimin e saj, AKSK thekson se po monitoron në mënyrë të vazhdueshme hapësirën kibernetike, teksa i bën thirrje publikut që të referohet vetëm te burimet zyrtare.

Njoftimi:

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) informon opinionin publik se, pavarësisht disa informacioneve të pavërteta të shpërndara ditët e fundit në rrjetet sociale apo media lidhur me pretendime për sulme kibernetike ndaj institucioneve të vendit, nuk ka asnjë incident kibernetik të konfirmuar që të ketë cënuar funksionimin, sigurinë apo integritetin e sistemeve shtetërore.

AKSK, në bashkëpunim të vazhdueshëm me institucionet publike dhe strukturat përgjegjëse, monitoron në mënyrë të pandërprerë hapësirën kibernetike dhe ka në funksion mekanizmat e nevojshëm për identifikimin dhe reagimin ndaj incidenteve kibernetike.

I bëjmë thirrje publikut dhe mediave që të referohen vetëm te burimet zyrtare dhe të shmangin përhapjen e informacioneve të pakonfirmuara, të cilat mund të krijojnë paqartësi dhe panik të panevojshëm.

AKSK do të vijojë të informojë në mënyrë transparente për çdo zhvillim të rëndësishëm që lidhet me sigurinë kibernetike në vend.

Poll

MOS HUMB