Aktualitet

Momenti kur Refit Buzi lë të lirë ish-partneren, efektivi e merr në krahë...

Një polic i RENEA-s afrohet dhe e merr Rozalinda Plakën në krah dhe e largon nga vendi ku e mbante 35-vjeçari. 

F.I
Momenti kur Refit Buzi lë të lirë ish-partneren, efektivi e merr
PAMJE NGA NGJARJA

ROSKOVEC-Janë publikuar pamjet nga momenti kur Refit Buzi lë të lirë ish-partneren, pasi e kishte mbajtur peng për disa orë në automjet. Në video shihet momenti kur 24-vjeçarja, ndodhet jashtë makinës e zbathur, ndërsa vetë Buzi qëndron brenda mjetit. Një polic i RENEA-s afrohet dhe e merr Rozalinda Plakën në krah dhe e largon nga vendi ku e mbante 35-vjeçari. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

Refit Buzi i njohur edhe me emrin Nertil, mëngjesin e 24 korrikut vrau me armë gjahu ish-vjehrrin, Kosta Plaka dhe ish-vjehrrën, Belere Plaka. Pas ngjarjes 35-vjeçari mori peng ish-partneren e tij, Rozalinda Plakun dhe u fsheh në fshatin Cukalat të Beratit. 

Rozalinda Plaka u lirua disa orë më vonë gjatë operacionit të policisë teksa po zhvilloheshin negociata me Refit Buzin, i cili kishte me vete edhe armën e zjarrit. Pavarësisht negociatave të pandërprera me efektivët e Policisë së Shtetit, që zgjatën rreth shtatë orë, 35-vjeçari refuzoi të dorëzohej dhe i dha fund jetës duke kryer vetëvrasje.

Prindërit e Refit Buzit pretendojnë se shkak i konflikt ishin paratë që prendohet se djali i tyre i ksihte dhënë 24-vjeçares.

Poll

MOS HUMB