ELBASAN-Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Mengel të Elbasanit. Një fëmijë 7 vjeç është përplasur për vdekje nga një mjet në rrugën Elbasan-Librazhd. Ngjarja ka ndodhur teksa i mituri ishte duke shkuar në shkollë, shoqëruar nga nëna e tij.
Lidhur me rastin Policia njofton se është shoqëruar në Komisariat, shoqferi i mjetit, regjisori dhe producenti Petri Bozo. Policia ndodhet në vendngjarje po kryen hetimet për të zbardhur shkaqet.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 08:00, në aksin rrugor “Elbasan-Librazhd”, automjeti me drejtues shtetasin P. B., 61 vjeç, ka përplasur një fëmijë rreth 7 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.