Aktualitet

E rëndë në SHBA/ Ekzekutohet me armë zjarri 44-vjeçari shqiptar, viktima me precedentë penalë (EMRI)

Viktima është identifikuar si Françesk Shkambi, 44-vjeç banues në Howell, i cili ishte menaxheri i përgjithshëm i restorantit Prime7.

zh.ll
E rëndë në SHBA/ Ekzekutohet me armë zjarri
Françesk Shkambi

SHBA- Një 44-vjeçar është vrarë me armë zjarri në Michigan të SHBA-së. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e të dielës jashtë restorantit ku ai punonte, në Prime 7 Bar & Restaurant, 635 Cooley Lake Road, në Commerce Township. Viktima është identifikuar si Françesk Shkambi, 44-vjeç banues në Howell, i cili ishte menaxheri i përgjithshëm i restorantit Prime7.

Zyrtarët që mbërritën në vendngjarje identifikuan viktimën të shtrirë në një verandë jashtë restorantit. Fillimisht ai u transportua në një spital lokal, ku më vonë ndërroi jetë, sipas një njoftimi për shtyp nga zyra e sherifit. Por, si ndodhi ngjarja? Burimet për FOX 2 thanë se Shkambi kishte marrë një telefonatë, kishte dalë nga restoranti dhe ishte qëlluar. Dyshohet se viktima dhe autori i dyshuar e njihnin njëri-tjetrin për një periudhë kohore përpara se një mosmarrëveshje midis të dyve të përshkallëzohej në ngjarjen fatale.

Stafi dhe pronari i restorantit e përshkruajnë 44-vjeçarin si një njeri punëtor e me zemër të madhe. 

“Ai kishte zemrën më të madhe në të gjithë botën. Ai erdhi në këtë restorant ndërsa ne ishim drejt fundit dhe na ndërtoi dhe na bëri të gjithëve familje”, tha Alex Craëford.

“Ai është si një vëlla i madh për mua. Ai ishte një gjigant i butë dhe do na mungojë shumë, kjo është e sigurt”, shtoi ajo.

“Ai ishte si vëllai im”, tha Frank Gjura, pronari i Prime 7.

Ende nuk dihen detaje rreth natyrës së mosmarrëveshjes midis viktimës dhe autorit që çoi në të shtëna. Më shumë detaje pritet të pasojnë gjatë një seance gjyqësore. I dyshuari është një banor 65-vjeçar i Farmington Hills, i cili u dorëzua vetë. Ai u mbajt në Burgun e Qarkut Oakland. Mediat raportojnë se i dyshuari ka rrëfyer krimin, por nuk ka dhënë më shumë detaje. 

Hetuesit gjithashtu gjetën një armë që ata besojnë se është përdorur gjatë vrasjes, një pistoletë 9 mm e cila u raportua e vjedhur, sipas autoriteteve. Ndërkohë, po hetohet pista e mosmarrëveshjeve për shkak të të shkuarës së viktimës, i cili para disa vitesh ishte dënuar për konspiracion për posedim me qëllim shpërndarjen e drogave të paligjshme./ZËRI

Poll

MOS HUMB