SHKODËR- Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e sotme në fshatin Grudë e Re në Shkodër, ku një 49-vjeçar ka humbur jetën. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se ai ka rënë aksidentalisht nga çatia e banesës së tij. Ai është dërguar në spital nga familjarët e tij, por fatkeqësisht nuk ka mundur t’u mbijetojë plagve të marra dhe ka ndërruar jetë.
Njoftimi i policisë:
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 14:00, në Spitalin Rajonal Shkodër është dërguar për mjekim, nga familjarët e tij, shtetasi K. Gj., 49 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ai ka rënë aksidentalisht nga çatia e banesës së tij.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.
Informacion shtesë/ Në lidhje me informacionin paraprak që dhamë pak më parë, ju njoftojmë se shtetasi K. Gj., 49 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra.