Aktualitet

E rëndë në Shkodër: Shoferi "merr përpara" 4 persona pas një konflikti të çastit (VIDEO)

Bazuar në informacione paraprake, ngjarja ka nisur pas një përplasjeje verbale mes palëve, e cila më pas ka degjeneruar në konflikt fizi

zh.ll
E rëndë në Shkodër: Shoferi "merr përpara" 4
shkoder-pamje nga ngjarja

SHKODËR- Një ngjarje e rëndë është regjistruar disa net më parë në afërsi të Kishës së Madhe në Shkodër, ku një drejtues mjeti dyshohet se ka përplasur me dashje katër persona, pas një konflikti të çastit.

Bazuar në informacione paraprake, ngjarja ka nisur pas një përplasjeje verbale mes palëve, e cila më pas ka degjeneruar në konflikt fizik. Personat e përfshirë dyshohet se kanë reaguar duke goditur drejtuesin e automjetit, ndërsa situata është përshkallëzuar më tej, ku është dashur edhe ndërhyrja e policisë.

Siç shihet edhe në pamjet e mëposhtme, një person debaton me drejtuesin e një automjeti ngjyrë gri, më pas ky i fundit tenton t'i përplasë. Pas kësaj, të përfshirët kanë reaguar dhe i shkojnë shoferit të dera dhe e godasin.

Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë në kohë për të shmangur përshkallëzimin e situatës dhe kanë nisur menjëherë veprimet procedurale për zbardhjen e ngjarjes.

Ndërkohë, rrethanat dhe motivet e plota të konfliktit mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për të sqaruar dinamikën dhe përgjegjësitë e secilit prej të përfshirëve./ZËRI

Poll

MOS HUMB