Aktualitet

'Zvërneci'/ Qytetarët 'zbresin' për herë të 12-të në Tiranë, protesta me pankarta, flamuj dhe thirrje për revolucion (VIDEO)

Ashtu si çdo mbrëmje, në Tiranë, qytetarët mblidhen në orën 18:00, në sheshin “Skënderbej” dhe vijojnë marshimin e tyre drejt Kryeministrisë.

zh.ll
'Zvërneci'/ Qytetarët 'zbresin' për herë
protesta

TIRANË- Ka nisur protesta e radhës e qytetarëve, të cilët kërkojnë ndalimin e ndërtimeve në Zvërnec dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe kabinetit të tij qeveritar.

Ashtu si çdo mbrëmje, në Tiranë, qytetarët u mblodhën në orën 18:00, në sheshin “Skënderbej” dhe vijuan më pas marshimin e tyre drejt Kryeministrisë.

Me pankarta e flamuj në duar protestuesit marshuan drejt Kryeministrisë, ku vijuan me thirrjet në kor për largimin e qeverisë: “Edi Rama dorëhiqu”.

"Rama në burg, Berisha në burg", "Shqipëria e re", "Shqipëria nuk është në shitje", "Kur studentët ngrihen, shteti dridhet", ishin disa nga pankartat e sjellë nga protestuesit.

Më pas protestuesit kanë mbajtur fjalime para kryeministrisë, duke kërkuar anulim të projektit dhe dorëheqjen e kryeministrin Rama.

Kjo është dita e 12-të e protestave, të cilat tashmë kanëmarrë përmasa të gjera, duke u zgjeruar edhe në qytete të tjera të vendit dhe në komunitetet shqiptare në Diasporë.

Qytetarët prej ditësh tashmë shprehin pakënaqësinë ndaj qeverisë, duke kërkuar ndryshime politike. 5 kërkesat e qytetarëve ndaj qeverisë: dorëheqjen e qeverisë, shfyqizimin e statusit dhe kuadrit ligjor që lidhet me investitorët strategjikë, shfuqizimin e Paketë së Maleve, anulimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura dhe anulimin e ndryshimin për trashëgiminë kulturore shqiptare.

Edhe qytete të tjera të vendit i janë bashkuar valës së protestave që vijojnë prej 10 ditësh në Tiranë. Tubimi janë mbajtur edhe nga diaspora, ku shqiptarët kanë protestuar në SHBA, Gjermani, Itali, Zvicër, Britani, Bruksel e Vjenë./ZËRI

Poll

MOS HUMB