
ITALI-Një 53-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pasi u kap me mbi 40 kilogramë lëndë narkotike e llojit kokainë. Teksa autoritetet italiane ishin të angazhuar në shërbimet rutinë të kontrollit të territorit, efektivët kanë vënë re një automjet të dyshimtë.
Efektivët e policisë pas dyshimeve vendosën të kontrollin mjetin, duke urdhëruar shoferin shqiptar të ndalojë. Në momentin e kontrollit, shqiptari dukej nervoz dhe duke u përpjekur të justifikonte sjelljen e tij me arsye të pabesueshme, aq sa të detyronte personelin operativ të vazhdonte me kontrollin ndaj tij dhe makinës së tij.
Nga kontrollet autoritetet italiane i gjetën shqiptarit kokainë. Gjatë verifikimeve, ata vunë re një dysheme të dyfishtë nën sediljen e pasagjerit. Aty ndodheshin 39 pako me kokainë si dhe afërsisht 189.000 euro para cash, me sa duket të ardhura nga shitja e drogës.
Vlera e drogës së sekuestruar llogaritet rreth 4 milionë euro nëse do dilte në treg. Sa i përket shqiptarit autoritetet italiane nuk e kanë bërë të ditur emrin e tij./ZËRI