Aktualitet

E zhdukur prej një jave/ Gjendet e vrarë shqiptarja në Itali, pranga të dashurit, trupin e pajetë e futi në valixhe dhe e fshehu në pyll

Trupi i pajetë i 22-vjeçares u gjet në një zonë të pyllëzuar brenda një valixheje.

F.I
E zhdukur prej një jave/ Gjendet e vrarë shqiptarja në Itali,
Ilaria Sula

ITALI-Ilaria Sula, 22-vjeçarja shqiptare e cila u zhduk më 25 mars në Romë, është gjetur e vdekur. Mediat vendase bëjnë të ditur se trupi i pajetë i 22-vjeçares u gjet në një zonë të pyllëzuar brenda një valixheje. Aurori dyshohet të jetë ish-i dashuri i saj me origjinë filipinase. Ky i fundit akuzohet për vrasje me dashje dhe fshehje të kufomës.

Ish-i dashuri u arrestua dhe po merret në pyetje nga prokurorët. Sipas raporteve fillestare, djali dyshohet se e goditi Ilaria-n disa herë me thikë në apartamentin në Via Homs, përpara se ta mbyllte në një valixhe dhe të përpiqej të zhdukte trupin. I riu me origjinë filipinase vazhdoi të përdorte celularin e studentes duke iu përgjigjur mesazheve dhe postuar në rrjetet sociale edhe pas vdekjes së së resë.

Studentja shqiptare u zhduk më 25 mars në zonën Furio Camillo ku jetonte në një apartament që ndante me disa shoqe. Pasi u largua nga banesa, 22-vjeçarja shkëmbeu disa mesazhe në Whatsapp me shoqet e tjera të dhomës, mesazhe të cilat po hetohen.

Por nisur nga e shtuna e datës 29 mars, Ilaria nuk i përgjigjej më askujt, ndaj edhe shoqet e dhomës dhe familja kërkuan ndihmë nga Policia. Prindërit dhe shoqet, të cilat nuk mundën të kontaktonin me 22-vjeçare, denoncuan rastin menjëherë në polici. Pas një jave kërkimesh, 22-vjeçarja fatkeqësisht u gjet e vdekur. Pista kryesore e policisë është ajo e vrasjes./ZËRI

Poll

MOS HUMB