PAMJE NGA PROTESTA
TIRANË- Ashtu siç ishte lajmëruar dhe më parë, Lëvizja “Shqipëria Bëhet” mban sot protestën e radhës në Bulevardin para Kryeministrisë. Me një podium të vogël të vendosur në mes të Bulevradit, kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, aktivistë të kësaj force edhe qytetarë do të mbajnë fjalimet e tyre, për të kërkuar largimin e Edi Ramës.
Protesta nisi me thirrjet: “Edi Rama frikacak” dhe “Dorëheqje” dhe po vazhdon, teksa qindra qytetarë janë bashkuar thirrjes për reagim kundër qeverisë Rama./ZËRI
Poll