Qytetërim

PAMJET-Ekipi i Serbisë mbërrin në Tiranë! Policia njofton masa të reja

Kufizimet do të jenë të përkohshme, me një kohëzgjatje deri në 25 minuta, vetëm në momentin e lëvizjes së eskortës së ekipit.

F.I
PAMJET-Ekipi i Serbisë mbërrin në Tiranë! Policia njofton
PAMJE NGA VENDNGJARJA

TIRANË-Kombëtarja serbe e futbollit ka mbërritur në Tiranë dhe në kushte të forta sigurie është shoqëruar nga Rinasi për në hotelin pranë "Pallatit me Shigjeta", ku edhe është akomoduar.

Ekipi i Serbisë do ketë edhe stafin e vet të sigurisë, ndërsa nuk do mungojë as kuzhinieri. Si shumë ekipe në botë, edhe Serbia ka udhëtuar në Tiranë me kuzhinierin me vete. Asnjë incident nuk u shënua me mbërritjen e Serbisë.

Ndërkohë Policia e shtetit ka dhënë informacione shtesë në lidhje me masat për mbarëvajtjen e ndeshjes Shqipëri-Serbi. Kufizimet do të jenë të përkohshme, me një kohëzgjatje deri në 25 minuta, vetëm në momentin e lëvizjes së eskortës së ekipit.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të njoftimit të dhënë për planin e masave të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit “Shqipëri–Serbi”, bën me dije se:

Rruga nga hoteli ku është akomoduar ekipi i futbollit të Serbisë që ndodhet në bulevardin “Gjergj Fishta”, deri në drejtim të stadiumit “Arena Kombëtare”, përmes bulevardit “Bajram Curri”, pasditen e sotme në orën 16:30 dhe ditën e nesërme në orën 18:45, do ketë kufizime të pjesshme deri ne 25 minuta në momentin që do eskortohet ekipi për në stadium për stërvitje pasditen e sotme dhe nesër për të zhvilluar ndeshjen.

Shqipëria luan kundër Serbisë të shtunën e 7 qershorit në orën 20:45 në "Arenën Kombëtare" të Tiranës, sfidë kjo që vlen për Grupin K kualifikues të Kupës së Botës./ZËRI

Poll

MOS HUMB