Aktualitet

I dyshuar për vrasjen e Bledar Muçës, ekstradohet nga Belgjika Sergej Hasanpapaj, i rrethuar nga policia dhe Interpol (VIDEO)

Hasanpapaj ishte në kërkim ndërkombëtar, pasi GJKKO i kishte caktuar masën "arrest me burg" për "vrasje në me dashje" e mbetur në tentativë.

zh.ll
I dyshuar për vrasjen e Bledar Muçës, ekstradohet nga Belgjika
bledar muca-ekstradimi i Sergej Hasanpapaj

TIRANË- Është ekstraduar nga Belgjika Sergej Hasanpapaj, i cili ishte arrestuar për vrasjen e Bledar Muçës, ngjarje e ndodhur në janar të vitit 2022. Hasanpapaj ishte në kërkim ndërkombëtar, pasi GJKKO i kishte caktuar masën "arrest me burg" për "vrasje në me dashje" e mbetur në tentativë.

Policia e shtetit ka publikuar pamje nga ekstradimi i tij, ku shfaqet i rrethuar nga forcat e policisë dhe Interpol-it.

Njoftim:

Policia e Shtetit/Vijon operacioni i koduar “The ëanted”, për lokalizimin dhe nxjerrjen përpara drejtësisë, të shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Si rezultat i bashkëpunimit konsistent ndërmjet specialistëve të Interpol Tiranës dhe homologëve të tyre në Bruksel, gjatë kësaj faze të operacionit ndërkombëtar të koduar “The ëanted”, u finalizua procedura për ekstradimin nga Belgjika, në Shqipëri, të shtetasit S. H., 32 vjeç, të lindur në Elbasan.

32-vjeçari ishte në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në vitin 2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë dhe kryer në kuadër të organizatës kriminale, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Kush ishte Bledar Muça?

Bledar Muça, 39-vjeçari me origjinë nga Peshkopia, lindur e rritur në Elbasan që u ekzekutua në Anverse të Belgjikës rezulton të jetë një prej emrave që ka mbushur faqet e kronikës së zezë që nga viti 2009. I njohur si krahu i djathtë i Çapjave por edhe me nofkën "Anglezi", Muça rezulton të jetë përfshirë në shumë ngjarje kriminale, një prej tyre edhe ndaj uniformave të Policisë së Shtetit. Për herë të fundit që Bledar Muça u vu në pranga ishte në maj të vitit 2020 pasi aksidentoi një efektiv policie. Në vitin 2016, ai u ka shpëtuar dy atentateve, konkretisht në muajt shkurt e qershor.

Emri i tij është i përfshirë në vrasjen e vëllezërve Roland dhe Ilir Rexhepi, vrasje të ndodhura në kohë të ndryshme në qytetin e Elbasanit, por që asnjëherë nuk iu provuan nga policia dhe nga prokuroria. Madje më 30 Dhjetor të vitit 2011, ai u shpall edhe në kërkim ndërkombëtar për vrasjen e vëllait të Roland Rexhepit, ish-efektivi i policies Ilir Rexhepi që njihej me pseudonimin “Doda”. Muça, me anë të një letre, e njoftoi policinë se nuk kishte gisht me vrasjen, pasi atë ditë ai kishte qenë në Angli. Në vitin 2013, ai u rikthye për tu përballur me drejtësinë dhe policia e prokuroria e pushuan çështjen kundër tij.

Ai u vra në vitin 2022 nga dy persona që e prisnin dhe e qëlluan për vdekje në momentin kur ai u kthye në banesën e tij.  Deri më tani janë vënë në pranga Marsel D. dhe Sergej Hasanpapaj, që akuzohen për lidhje me vrasjen e Muçës, por ende nuk dihet nëse ata kanë qenë ekzekutorë në këtë ngjarje apo ndihmës./ZËRI

Poll

MOS HUMB