Aktualitet

Ekzekutohet në oborrin e banesës 57-vjeçari në Tale të Lezhës

Familjarët e gjetën trupin të qëlluar me armë zjarri brenda mjetit të tij që po e parkonte në oborrin e banesës.

F.I
Ekzekutohet në oborrin e banesës 57-vjeçari në Tale
PAMJE NGA VENDNGJARJA

LEZHË-Gjendet i vrarë brenda oborrit të shtëpisë së tij një 57-vjeçar. Krimi i rëndë ka ndodhur duke zbardhur dita e sotme (1 qershor) në Tale të Lezhës dhe motivi kryesor dyshohet se është gjakmarrja.

Viktima është identifikuar si Pjetër Kaza. Familjarët e gjetën trupin të qëlluar me armë zjarri brenda mjetit të tij që po e parkonte në oborrin e banesës. Bashkëshortja e tij e viktimës, konstatoi trupin e pajetë rreth orës 05:00 të mëngjesit të sotëm, pak momente pasi ai ishte kthyer nga turni i natës, pasi punonte në minierën e Spaçit, në Mirditë.

Njoftimi i policisë:

Në fshatin Tale, Lezhë, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi P. K., rreth 57 vjeç, banues në Tale. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ngjarja ka ndodhur para banesës së tij, në kohën që  shtetasi P. K., po kthehej për në banesë me automjetin e tij. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë vendore të mbështetura nga Forca Kombëtare e Sigurisë, Njësia Shkodër./ZËRI

Poll

MOS HUMB