Aktualitet

Aksioni i SPAK në Durrës, në pranga vëllai i “Rrumit”, Vullnet Muça

Operacioni i SPAK në Durrës është duke vijuar, ndërsa Gjykata e Posaçme ka lëshuar 9 masa sigurie

E.K
Aksioni i SPAK në Durrës, në pranga vëllai i
ne foto aleksander laho

DURRËS- Aksioni i nisur nga policia në orët e para të mëngjesit të sotëm në Durrës, me urdhër të Prokurorisë së Posaçme ka çuar në pranga disa persona. Burime bëjnë me dije për ZËRI-n se në mesin e personave të arrestuar përveç vëllait të deputetit socialist Loer Kume, Enea Kume, është dhe vëllai i Aleksandër Lahos. Vullnet Muça është arrestuar pëer akuzën e tjetërsimit të pronanve në qytetin e Durrësit. 

Mbi Vullnet Muccën rëndon akuza e tjetërsimit të pronave, ndërkohë që vetë Aleksandër Laho sërish nuk është gjetur në banesë pas kontrolleve.

Me urdhër të SPAK dhe në 2023 është ushtruar kontroll në banesën e Lahos, po nuk u gjet ndërsa në pyetje qe marrë sërish i vëlla i tij.

‘Rrumi’ është një personazh i njohur për drejtësinë dhe i shpallur në kërkim nga policia për pengmarrjen e vëllezërve Beqiraj dhe tjetërsimin e pronave në bregdetin e Gjirit të Lalzit. Ai u plagos dhe në atentatin ku mbeti i plagosur dhe deputeti i Durrësit, atëherë prokuror, Arian Ndoja./ZËRI

Poll

MOS HUMB