Aktualitet

EMRAT/ Sherr mes të rinjve në Vlorë, qëllohet me armë zjarri, pranga dy personave! Ja momenti i konfliktit (VIDEO)

Në pranga kanë rënë Arbri Hysaj dhe Mauricio Alushaj. 

zh.ll
EMRAT/ Sherr mes të rinjve në Vlorë, qëllohet me armë
pamje

VLORË- Një konflikt mes të rinjve në Vlorë që ka degraduar deri në përdorimin e armës, që mund të kishte pasoja fatale, arriti të parandalohej në kohë falë ndërhyrjes së policisë, ndërsa janë arrestuar 2 persona. Në pranga kanë rënë Arbri Hysaj dhe Mauricio Alushaj. 

Por si ndodhi ngjarja? Mësohet se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku konfliti mes të rinjve ka nisur në ambientet e jashtme të një lokali në zonën e “Ujit të Ftohtë”. Sipas njoftimt të bluve të Vlorës, ljatë konfliktit fizik, Mauricio Alushaj ka marrë armën e zjarrit (pistoletë) nga shoku i tij Arbri Hysaj dhe ka qëlluar një herë në ajër. Por, falë ndërhyrjes 

Njoftimi:

Parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale me pasoja për jetën, falë reagimit të menjëhershëm të Policisë.

Vihen në pranga dy shtetas, njëri prej të cilëve qëlloi me armë zjarri në ajër, gjatë një konflikti.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, pas marrjes së njoftimit se në ambientet e jashtme të një lokali disa persona po konfliktoheshin dhe se njëri prej tyre kishte armë zjarri, ndërhynë menjëherë për parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit, duke arrestuar 2 autorët, konkretisht shtetasit:

* A. H., 19 vjeç, banues në Vlorë;
* M. A., 25 vjeç, banues në Orikum.

Arrestimi i tyre u bë pasi, në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë, në ambientet e jashtme të një lokali, gjatë një konflikti fizik midis 2 shtetasve të mësipërm dhe disa personave të tjerë, shtetasi M. A. ka marrë armën e zjarrit pistoletë nga shoku i tij, shtetasi A. H., dhe ka qëlluar një herë në ajër.

Falë ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të patrullës, u bë e mundur neutralizimi dhe kapja e dy shtetasve, si dhe gjetja dhe sekuestrimi i armës së zjarrit pistoletë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprat penale “Prishja e qetësisë publike” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Poll

MOS HUMB