Aktualitet

Endri Meksi 6 orë në SPAK

Meksi është thirrur nga prokurorët e dosjes AKSHI, Bledar Maksuti dhe Altin Dumani.

F.I
Endri Meksi 6 orë në SPAK
Endri Meksi

TIRANË-Pronari i MCN TV, Endri Meksi është paraqitur sot në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Meksi qëndroi në SPAK për rreth 6 orë, ndërsa në dalje të ambjenteve të Prokurorisë u shpreh për mediat se u pyet në lidhje me deklaratat e tij të fundit publike. Meksi është thirrur nga prokurorët e dosjes AKSHI, Bledar Maksuti dhe Altin Dumani.

Vetëm pak ditë më parë një shpërthim me tritol u regjistrua në dyqanin e tij 'MCN Get Connected'. Edhe më herët Meksi, ka kallëzuar në polici se është kanosur nga persona të maskuar dhe të armatosur. Sipas kallëzimit, tre persona kanë dalë nga një automjet tip "Audi" i bardhë, të pajisur me shkopa bejsbolli dhe e kanë kërcënuar./ZËRI

Poll

MOS HUMB