Aktualitet

Ervis Berberi mbetet në burg, GJKKO rrëzon garancinë pasurore të ish-kreut të ARRSH

Vendimi u mor nga gjyqtarja Marinela Osmani, e cila nuk mori parasysh argumentat e paraqitur nga avokati i Berberit, duke vlerësuar se nuk ekzistojnë rrethanat për ndryshimin e masës së sigurisë. 

zh.ll
Ervis Berberi mbetet në burg, GJKKO rrëzon garancinë pasurore
ervis berberi

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka refuzuar kërkesën e ish-drejtorit të ARSH, Ervis Berberi, për zëvendësimin e masës së sigurisë "arrest me burg" në këmbim të garancisë pasurore. 

Vendimi u mor nga gjyqtarja Marinela Osmani, e cila nuk mori parasysh argumentat e paraqitur nga avokati i Berberit, duke vlerësuar se nuk ekzistojnë rrethanat për ndryshimin e masës së sigurisë. Me këtë vendim, Berberi mbetet në arrest me burg. 

Evis Berberi u arrestua më 14 mars 2024, në akuzë për korrupsion dhe pastrim parash. Sipas Prokurorisë së Posaçme, Berberi rezulton i përfshirë në raste korruptive me tendera. Materialet e gjetura në telefonin e tij çuan Prokurorinë edhe te ish zv kryeministrja Belinda Balluku, e cila tashmë është marrë e pandehur për shkelje të barazisë në tenderin e tunelit të Llogarasë, si dhe nën hetim për 7 Lotet e Unazës së Madhe./ZËRI

Poll

MOS HUMB