Aktualitet

Korrupsion dhe shkelje e barazisë në tendera, Erald Elezi del pas dy orësh nga SPAK

Elezi është marrë i pandehur nga SPAK, pasi akuzohet për tenderin e tunelit të Llogarasë, teksa ndaj tij rëndojnë akuzat e korrupsionit, shpërdorimi i detyrës dhe shkelja e barazisë në tenderë. 

zh.ll
Korrupsion dhe shkelje e barazisë në tendera, Erald Elezi del pas dy
erald elezi-spak

TIRANË- Ish-drejtuesi i OSHE-së, Erald Elezi është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK). 

Elezi qëndroi për gati 2 orë dhe pas përfundimit të marrjes në pyetje, ai doli nga godina e SPAK i shoëruar nga një efektiv policie, në zbatim të masës "arrest shtëpie" të vendosur nga GJKKO. 

Paraqitja e tij në SPAK vjen në kuadër të hetimeve për dosjen e tunelit të Llogarasë, ku e pandehur është edhe ish-zv/kryeministrja Belinda Balluku.

Elezi është marrë i pandehur nga SPAK, pasi akuzohet për tenderin e tunelit të Llogarasë, teksa ndaj tij rëndojnë akuzat e korrupsionit, shpërdorimi i detyrës dhe shkelja e barazisë në tenderë. Të njëjtat akuza që rëndojnë edhe mbi kreun e ARRSH-së, Gentian Gjyli.

Provat ndaj Elezit janë siguruar nga materialet e sekuestruara në telefonin e ish-drejtorit të ARRSH-së, Evis Berberi. Në kohën e kryerjes së veprës penale, Gjyli dhe Elezi ishin anëtarë të KVO-së, në varësi të Berberit./ZËRI

Poll

MOS HUMB