Aktualitet

Çfarë ndodhi? Ankimimi për sekuestrimin e celularit të Ajola Xoxës, ndryshon gjyqtarja e çështjes

Kërkesa do shqyrtohet nga gjyqtari Engert Pëllumbi.

F.I
Çfarë ndodhi? Ankimimi për sekuestrimin e celularit të
Ajola Xoxa

TIRANË- Është zëvendësuar gjyqtarja e Apelit të GJKKO-së që do të shqyrtonte ankimimin e Ajola Xoxës për sekuestrimin e sendeve të saj. Gjyqtarja Ilirjana Olldashi, e cila do të shqyrtonte në Apel ankimimin e Ajola Xoxës është tërhiqur nga gjykimi. Kërkesa do shqyrtohet nga gjyqtari Engert Pëllumbi. Sipas njoftimit të gjykatës, Iliriana Olldashi ka paraqitur aktin ‘Raport për paaftësinë e përkohshme në punë’.

"Duke qenë se, gjyqtare Iliriana Olldashi ka paraqitur aktin ‘Raport për paaftësinë e përkohshme në punë’, çështja nr. 53, datë 12.02.2025 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e ankuesve A.X.,  Shoqëria Tregtare “*” sh.p.k., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 736, datë 20.12.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, lidhur me kundërshtimin e vendimit për sekuestrimin e sendeve”, sipas disponimit nr. 01 Prot., datë 06.01.2025 të Zëvendëskryetarit të gjykatës “Lista vjetore e miratuar që përcakton gjyqtarët për gjykimet e rasteve urgjente”, i kaloi per gjykim trupit gjykues monokratik pasardhës, gjyqtarit Engert Pëllumbi', thuhet në njoftimin e Gjykatës së Posaçme.  

Apeli i Posaçëm do të shqyrtojë sot ankimimin e bërë nga bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajt. Ajola Xoxa ka paraqitur në Gjykatën e Posaçme të Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kërkesën për heqjen e sekuestros të disa sendeve të cilat iu bllokuan gjatë një kontrolli të SPAK. 

Më 6 dhjetor, teksa kryebashkiaku ndodhej për një vizitë zyrtare 2 ditore në Hamburg, Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit u paraqitën në banesën e Veliajt për të sekuestruar celularin e bashkëshortes së tij Ajola Xoxa.

Ajola Xoxa akuzohet për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.

Gjatë seancës së kaluar Gjykata e Posaçme caktoi masën e sigurisë "arrest me burg" ndaj kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj dhe ndryshoi masën për bashkëshorten e tij, Ajola Xoca nga 'arrest shtëpie' në "detyrim paraqitje". SPAK akuzon Veliajn se bashkë me të shoqen ka krijuar një skemë përfitimi ryshfetesh për pasurim personal përmes një numri organizatash OJF. Kështu kanë përfituar së paku 1.1 milionë euro në 9 raste. Veliaj akuzohet se ka përfituar 3 vila në një fshat turistik në Qerret ndërsa Xoxa akuzohet se ka shpenzuar rreth 890 mijë euro në blerje veshjesh dhe bizhush online./ZËRI

Poll

MOS HUMB