Aktualitet

Çfarë ndodhi mbrëmë në Sarandë? Të shtëna me armë, u qëllua nga një automjet, si ndodhi konflikti

Në vendin ku janë dëgjuar të shtënat policia ka gjetur 3 gëzhoja, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.

zh.ll
Çfarë ndodhi mbrëmë në Sarandë? Të
Foto ilustruese

SARANDË- Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e djeshme, rreth orës 22:50, në Lagjen nr. 1 të qytetit të Sarandës. Sipas informacionit paraprak, ngjarja dyshohet të jetë pasojë e një konflikti mes grupeve të adoleshentëve. Burime bëjnë me dije se incidenti ka ndodhur në rrugën “Karl Topia”, ku dyshohet se nga një automjet është qëlluar me armë zjarri (kallashnikov).

Sipas burimeve pranë policisë, një konflikt mes tre personave dhe një të katërt, të gjithë adoleshentë, ka agravuar deri në përdorimin e armës. Dyshohet se ngjarja e mbrëmshme është vazhdim i një incidenti tjetër që ndodhi ditën e shtunë në rrugën “Flamuri” të lagjes nr. 1, ku disa adoleshentë u përfshinë në një konflikt fizik, përfunduar me një të dëmtuar që mori trajtim mjekësor në spital.

Ndërkohë, policia gjatë gjithë natës ka kryer kontrolle për kapjen e të dyshuarve dhe gjetjen e armës së zjarrit. Ndërsa kanë shoqëruar dy adoleshentë. Ndërsa në vendin ku janë dëgjuar të shtënat policia ka gjetur 3 gëzhoja./ZËRI

Poll

MOS HUMB