Aktualitet

Çfarë ndodhi? Sulmohet me levë dyqani i One Albania në Tiranë

Shkaqet e sulmit mbeten ende të paqarta, ashtu si edhe identiteti i autorit apo autorëve të përfshirë në ngjarje.

zh.ll
Çfarë ndodhi? Sulmohet me levë dyqani i One Albania në
one-dyqani ku eshte kryer sulmi

TIRANË- Një person ka sulmuar me levë një dyqan të kompanisë One Albania. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në një pikë shitjeje të kompanisë në Tiranë. Siç duket edhe nga pamjet e InfoNews, ambienti i dyqani ka mbetur i dëmtuar, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.

Raportohet se pasi kreu sulmin, autori ka shpërthyer ndaj punonjësve me fjalët: "O plehra telefononi Policinë tani".

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Shkaqet e sulmit mbeten ende të paqarta, ashtu si edhe identiteti i autorit apo autorëve të përfshirë në ngjarje.

Ndërkohë, vlen të theksohet se kompania celulare One Albania ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes publike, e shoqëruar nga debate dhe kritika në lidhje me shërbimet dhe çështje të ndryshme të raportuara nga qytetarët. Më e fundit ishte rritja e tarifave që hyri në fuqi nga 1 maji 2026./ZËRI

Poll

MOS HUMB