Aktualitet

Çfarë po ndodh? Me hanxhar, armë e thikë...Parandalohen tre raste krimi në familje në 24 orë

Rasti i tretë është regjistruar në Korçë, ku një 64-vjeçar gjatë një debati për motive të dobëta me gruan e tij, e ka kërcënuar këtë të fundit me thikë.

F.I
Çfarë po ndodh? Me hanxhar, armë e thikë...Parandalohen
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Vetëm në 24 orë janë parandaluar tre tragjedi në familjet shqiptare! I pari do të shënohej mesditë e të enjtes (25 prill), ku 48-vjeçari, i identifikuar si Elvis Bana, i cili ishte në masën “arrest në shtëpi” kërcënoi se do të vriste me hanxhar bashkëshorten dhe djalin e tij. Ishte fqinji ai që denoncoi ngjarjen në Polici dhe Bana u arrestua në kohë, duke parandaluar tragjedinë brenda familjes.

Mëngjesin e sotëm një tjetër tragjedi brenda familjes do të parandalohej në Kamëz. 40-vjeçari, Agron Mici dhunoi dhe kërcënoi me armë zjarri bashkëshorten e tij. Mici është arrestuar në banesën e tij, ndërsa gjatë kontrollit është sekuestruar arma e zjarrit pistoletë sid he një sasi municioni luftarak.

Rasti i tretë është regjistruar në Korçë, ku një 64-vjeçar gjatë një debati për motive të dobëta me gruan e tij, e ka kërcënuar këtë të fundit me thikë.

Sipas hetimeve, ky nuk ka qenë rasti i parë në familjen korçare, ku raportohet se kërcënimet kanë ndodhur disa herë. 64-vjeçari është arrestuar, ndërsa në banesë është sekuestruar gjatë kontrollit edhe mjeti prerës (thikë). Fatmirësisht ngjarjet janë parandaluar në kohë dhe në asnjë rast nuk u raportua për plagosje apo viktima./ZËRI

Poll

MOS HUMB