Aktualitet

Pengmarrja në Tiranë? Policia: Ishte i dehur refuzoi të hipte në makinën e familjarëve

Në komisariat janë shoqëruar dy vëllezër, babai i tyre dhe një mik i familjes.

F.I
Pengmarrja në Tiranë? Policia: Ishte i dehur refuzoi të hipte
PAMJE NGA NGJARJA

TIRANË-Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja që alarmoi mbrëmjen e sotme Tiranën, ku fillimisht u raportua se një i ri ishte dhunuar tek një lokal në zonën e Doganës, pranë ish sheshit “Shqiponja”, dhe ishte marrë peng, duke u futur me zor në makinë.

Policia sqaron se rasti nuk ka të bëjë me pengmarrje. Në komisariat janë shoqëruar dy vëllezër, babai i tyre dhe një mik i familjes. Mësohet se ata ndodheshin tek lokali ku ndodhi ngjarja dhe kur do largoheshin njëri prej të rinjve, në gjendje të dehur, ka refuzuar të hipte në automjet. Familjarët janë detyruar ta fusin me forcë në makinë për ta dërguar në banesë. Aktualisht të katërt ndodhen në komisariat, ku po japin sqarime për ngjarjen.

Njoftimi i Policisë: 

Policia ka shoqëruar mbrëmjen e sotme në Komisariatin nr.3, katër persona, të cilët ndodheshin në një lokal në zonën e Doganës. Të shoqëruarit janë dy vëllezër, babai i tyre dhe një mik i familjes. Pas largimit nga lokali, njëri prej të rinjve, në gjendje të dehur, ka refuzuar të hipë në automjet. Familjarët janë detyruar ta fusin me forcë në makinë për ta dërguar në banesë. Aktualisht, të katërt ndodhen në komisariat, ku po japin sqarime për ngjarjen.

Në lidhje me një video të postuar mbrëmë, në portalin “JOQ”, me mbishkrimin se në afërsi të një subjekti privat në rrugën “Gjergj Legisi”, disa shtetas po dhunonin dhe merrnin me forcë në automjet, një shtetas, sqarojmë se:

Menjëherë pas publikimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 nisën hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit. Gjatë veprimeve hetimore u identifikuan dhe u shoqëruan në ambientet e komisariatit, 5 shtetas, ndërmjet tyre dhe roja i subjektit privat në afërsi të të cilit ishin ata. Nga deklarimet e këtyre shtetasve, këqyrja e imtësishme e pamjeve filmike dhe veprimet e tjera hetimore, ka rezultuar se këta shtetas, të afërm të njëri-tjetrit, gjatë kohës që kanë qenë në një rast familjar, kanë konsumuar alkool, dhe kur kanë shkuar për të marrë automjetin e parkuar, kanë komunikuar me njëri-tjetrin, me zë të lartë. Asnjëri prej tyre nuk ka pretendime për konflikt apo dëme të tjera. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, me qëllim vlerësimin juridik të rastit./ZËRI

Poll

MOS HUMB