TIRANË- Sapo akrepat shënuan 00:00, në sheshet e të gjithë qyteteve u ndezën fishekzjarret shumëngjyrshe që ndriçuan qiellin, por edhe lajmëruan se erdhi viti i ri. Në çdo qytet të vendit, qytetarët u mblodhën në sheshe, ku dhe shijuan spektaklin e fishekzjarreve dhe mirëpriten një vit të ri.
Po ashtu, edhe në Tiranë u zvillua një koncert, ku të gjithë qytetarët u mblodhën në sheshin “Skënderbej” dhe festuan. Gjithashtu edhe kryebashkiaku i qytetit Erion Veliaj ishte në shesh për të ndjekur nga afër festimet.
Qytetarët e Durrësit e kanë pritur Vitin e Ri në sheshin e qytetit pavarësisht temperaturave të ulëta. Qyteti i Durrësit ishte i pari që ndezi fishekzjarret.
Po ashtu, edhe në qytetin e Shkodrës të gjithë qytetarët u mblodhën në shesh ku shijuan spektakëlin e fishekzjarreve.
Qytetarët e Fierit gjithashtu u mblodhën në sheshin e qytet ku pritën ndërrimin e viteve. Në maternitetin e Fierit ka qenë një djalë fëmija i parë i vitit 2025, teksa ora shënonte 00:00.
Edhe qyteti i Vlorës priti ndërrimin e viteve si, me festime në shesh, koncert dhe me spektakël fishekzjarresh.
Spektakli i fishekzjarreve dhe festa zgjati deri në orët e para të mëngjesit në qytetin e Korçës, ku shumë qytetarë u mblodhën në shesh pavarësisht temperatuarve të ulëta.
Edhe qytetarët e Lezhës e pritën ndërrimin e viteve në sheshin e qytetit dhe shijuan festën e fishekzjarrëve.
Qyteti i Elbasanit u ndez nga ngjyrat e fishekzjarreve, teksa atmosfera festive ka qenë e veçantë dhe të qindra qytetarë shijuan spektaklin në shesh.
Festa e ndërrimit të viteve në qytetin e Kukësit u prit me fishekzjarre, por mjegulla e dendur mbuloi qytetin.
Edhe në Berat, qytetarët u mblodhën në sheshin e qytetin, ku shijuan spektaklin e fishekzjarrëve.
Po ashtu edhe qielli i qytetit të Krujës u ndez nga dritat e fishekzjarrëve.
Situata në qytetin e Gjirokastrës ishte e qetë, ku bashkia ndoqi traditën e hedhjes së fishekzjarrëve.
Qyeti i Lushnjës u mbulua nga tymi, teksa qielli u ndriçua me ngjyra të ndryshme fishekzjarres për të festuar ardhjen e vitit të ri.
Qyteti i Sarandës ka ndriçuar nga hedhja e fishekzjarrëve, teksa kudo ndjehej atmosfera festive.
/ZËRI