
TIRANË-Efektivet e Policisë së Shtetit do të marrin shpërblim për festat e fundvitit. Bëhet fjalë për rreth 8 mijë prej tyre, të cilët i përkasin rolit bazë, ndërsa brenda kësaj jave pritet që të miratohet në mbledhjen e Këshillit të Ministrave edhe vlera e saktë që secili prej tyre do të përfitojë.
Burime për mediat raportojnë se po diskutohet për një vlerë nga 10 mijë deri në 15 mijë lekë të reja. Pjesë e këtij shpërblimi nuk do të jenë shefa dhe drejtues të policisë, të cilët kanë gradat më të mëdha se inspektor.
Efektivët e Policisë së Shtetit do të jenë 12 orë në shërbim të qytetarëve, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë ditëve të fundit të vitit./ZËRI