Aktualitet

Festat e fundvitit sjellin shqiptarët në shtëpi! Policia merr masa, efektivët 12 orë në detyrë

Policia ka hartuar një plan vetëm për festat, pasi që nga nesër, efektivët do të jenë në punë me orar të zgjatur, 12 orarësh.

k.m.

Festat e fundvitit sjellin shqiptarët në shtëpi! Policia merr
Foto ilustruese

TIRANË- Edhe 2 ditë nga ndajnë nga Krishtlindjet dhe pak më shumë se 1 javë nga dita e ndërrimit të viteve. Në këto kushte, Policia e Shtetit dhe ajo Rrugore kanë marrë masa për të menaxhuar trafikun dhe qytetarët. Kjo për shkak se pritet që ditët e festave, fluksi të rritet.

Ndaj edhe Policia ka hartuar një plan vetëm për festat, pasi që nga nesër, efektivët do të jenë në punë me orar të zgjatur, 12 orarësh. Ndërkohë që prurje ka edhe nga pikat kufitare për shkak të emigrantëve që zgjedhin vendlindjen e tyre për të kaluar festat e fundvitit. Vetëm mëngjesin e sotëm, me tragetin e linjës Vlorë-Brindisi kanë mbërritur 1,015 pasagjerë dhe 176 automjete. Në portin e Durrësit kanë hyrë nga  2000 pasagjerë për çdo traget, 4000 nga Bari dhe 1800 nga Ankona. 

Fluks ka pasur edhe në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës. Gjatë 24 orëve të fundit, nga kjo pikë kalimi kanë hyrë 4599 dhe 1864 shtetas kanë dalë. Ndërsa në pikën kufitare të Kakavijës në 24 orët e fundit janë përpunuar 9667 shtetas, nga të cilët 7140 në hyrje dhe 2527 në dalje, si dhe 2898 mjete, nga të cilat 2127 në hyrje dhe 711 në dalje. Në palën shqiptare punohet me 4 sportele dhe nuk ka radhë të gjata, ndërsa pala greke po punon me dy sportele.

Në të gjitha pikat kufitare, autoritet i kanë marrë të gjitha masat. Në të gjitha pikat kufitare kanë shtuar sportelet për të përballuar fluksin e madh të udhëtarëve, që pritet të shtohen edhe në ditët në vijim. Nga ajo që bëhet e ditur nga autoritetet doganore është se fluksi më i lartë pritet të regjistrohet në Vigjilje të Krishtlindjes dhe në ditët e fundit të vitit./ZËRI

Poll

MOS HUMB