Aktualitet

Festuan për arrestimin e Veliajt te blloku i sigurisë 'Mine Peza', në hetim 8 qytetarë

Policia njofton se këta persona, përveçse kanë prishur qetësinë publike, nuk i janë bindur urdhrit të policisë për t’u larguar. 

F.I
Festuan për arrestimin e Veliajt te blloku i sigurisë 'Mine
pamje nga qytetarët

TIRANË-Policia ka nisur hetimin në gjendje të lirë për tetë qytetarë, të cilët festuan para paraburgimit tek 'Mine Peza', ku po mbahet kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj. Policia njofton se këta persona, përveçse kanë prishur qetësinë publike, nuk i janë bindur urdhrit të policisë për t’u larguar. 

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprat penale “Prishja e qetësisë publike” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”, për shtetasit S. L., E. V., M. D., B. L., A. K., K. M., A. B. dhe A. K., pasi më datë 11.02.2025, rreth orës 00:30, në rrugën “Mine Peza”, kanë prishur qetësinë publike dhe nuk iu janë bindur urdhrave të punonjësve të Policisë, për t’u larguar.

Një grup njerëzish kanë festuar në mënyrë simbolike arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, një ditë më parë më 10 shkurt 2025. Nën ritmet e këngës “Ra faja prej fikut” dhe me karikatura në duar “festa” u mbajt në afërsi të bllokut të sigurisë në rrugën “Mine Peza” në Tiranë.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u arrestua më 10 shkurt 2025, me urdhër të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa është lënë në “arrest shtëpie”. Sipas njoftimit zyrtar të SPAK, Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa akuzohen për korrupsion pasiv në 9 raste. Në "detyrim paraqitje" janë lënë edhe 5 biznesmenë: Gentian Sula; Fatmir Bekteshi; Shkëlqim Fusha; Sokol Kryeziu dhe Meriman Palushi./ZËRI

Poll

MOS HUMB