Aktualitet

Flakët përhapen me shpejtësi në Memëlisht të Pogradecit, zjarrfikësit dhe banorët në terren për shuarjen e flakëve (VIDEO)

Era e fortë ka favorizuar përhapjen e flakëve duke e bërë më të vështirë ndërhyrjen dhe izolimin e vatrës.

M.K.
Flakët përhapen me shpejtësi në Memëlisht të
FOTO NGA zjarri në Mëmëlisht

POGRADEC- Pasditen e sotme në fshatin Memëlisht të Pogradecit është aktivizuar një vatër zjarri  duke përfshirë një sipërfaqe me bimësi të ulët.

Era e fortë ka favorizuar përhapjen e flakëve duke e bërë më të vështirë ndërhyrjen dhe izolimin e vatrës. Në terren kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse të cilat po punojnë për të vënë nën kontroll situatën.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Në operacion janë angazhuar dy automjete zjarrfikëse dhe një cisternë uji, ndërsa në përpjekjet për shuarjen e flakëve janë përfshirë edhe banorë të zonës.

Aktualisht rrethanat dhe shkaku i rënies së zjarrit mbeten të paqarta. Ndërhyrja në terren vijon me qëllim izolimin e plotë të vatrës dhe parandalimin e përhapjes së flakëve në sipërfaqe të tjera./ZËRI

Poll

MOS HUMB