Aktualitet

“Fole” prostitucioni në Tiranë! Pranga turkut: U siguronte klientë në rrjete sociale, procedohen 9 vajza

37-vjeçari dyshohet se rekrutonte shtetase të huaja, nga Kina dhe Kazakistani dhe më pas duke përdorur një faqe online i shfrytëzonte për prostitucion

F.I
“Fole” prostitucioni në Tiranë! Pranga turkut: U siguronte
MJETET E SEKUESTRUARA

TIRANË- Një shtetas turk është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi akuzohet se shfrytëzonte disa vajza si punonjëse seksi. Po ashtu janë proceduar 9 vajza. 37-vjeçari dyshohet se rekrutonte shtetase të huaja, nga Kina dhe Kazakistani dhe më pas duke përdorur një faqe online i shfrytëzonte për prostitucion, duke iu siguruar klientë me qëllim kryerjen e marrëdhënieve seksuale kundrejt pagesës, në një ambient të marrë me qira nga ky shtetas. Policia sekuestroi një shumë e konsiderueshme parash, të dyshuara të përfituara nga ushtrimi i kësaj veprimtarie, 3 celular dhe 9 karta krediti.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, operacioni policor i koduar “Foreign Escort”.

Rekrutonte shtetase te huaja të cilat më pas i shfrytëzonte për prostitucion, nëpërmjet reklamimit të fotove online, arrestohet një shtetas turk. Procedohen penalisht 9 shtetase për ushtrim prostitucioni.

Sekuestrohet një shumë e konsiderueshme parash, të dyshuara të përfituara nga ushtrimi i kësaj veprimtarie, 3 celular dhe 9 karta krediti.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme me qëllim goditjen e paligjshmërisë në fushën e trafiqeve të paligjshme, kanë organizuar dhe finalizuar një tjetër operacioni.

Në kuadër të operacionit “Foreign Escort” u arrestua shtetasi turk I.Y, 37 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shfrytëzimi i prostitucioni” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.

Si dhe u proceduan në gjendje të lirë 9 shtetase, për ushtrim prostitucioni.

Shtetasi I.Y, dyshohet se rekrutonte shtetase të huaja, nga Kina dhe Kazakistani dhe më pas duke përdorur një faqe online i shfrytëzonte për prostitucion, duke iu siguruar klientë me qëllim kryerjen e marrëdhënieve seksuale kundrejt pagesës, në një ambient të marrë me qira nga ky shtetas.

Vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme./ZËRI

Poll

MOS HUMB